Këngëtarja shqiptare, Rita Ora, ka mbërritur sot (e diel) në Kosovë së bashku me familjen e saj.

Ajo u pa me partnerin e saj, Taika Waititin, babanë Besnik Sahatçiun si dhe me motrën, Elenën.


Të njëjtit u pritën nga i pari i Prishtinës, Përparim Rama, ku iu organizua edhe një festë e vogël për ditëlindjen e 33-të.

405763980 747690320736444 8209639956948256452 n Foto: Screenshot/Facebook

Asaj iu bë një surprizë në aeroport, gjersa shihet një tortë dhe artistja duke fryrë qirinjtë.

“Mirë se erdhe në shtëpi dhe gëzuar ditëlindjen Rita Ora”, shkruhet në një pankartë.

405765203 747690330736443 3795960552520165050 n Foto: Screenshot/Facebook

Rita duket se këtë ditëlindje ka vendosur ta festojë në vendlindje, e në vazhdim do të ketë edhe takime të tjera.

Krijuesja e një sërë hiteve erdhi pikërisht për festat e nëntorit, në një kohë të rëndësishme për shqiptarët. /Telegrafi/