Ajo ka arritur në Greqi, pas pushimeve të kaluara në Ibiza së bashku me shoqërinë dhe të dashurin, Romain Gavras.

Tashmë këngëtarja Rita Ora po qëndron në një resort luksoz në Korfuz, për të cilën po paguan 17 mijë dollarë për një natë, shkruan Daily Mail.


29-vjeçarja ka qenë duke ndarë imazhe me bikini ka po i njëjti vend, i cili në pishinë ka edhe një jaht privat.

32034870 8634479 image a 10 1597648383931

Vendi posedon rreth një mijë metra katrorë, ku mund të jenë të pranishëm rreth 14 persona.

Ajo çka e bën edhe më të veçantë këtë resort është pamje e Greqisë dhe Shqipërisë, të cilat mund të shihen nga jashtë.

32034896 8634479 image a 13 1597648518861

Të gjitha dhomat dhe banjat e mobiluara me gjësende luksoze, kanë pamje nga deti.

Në pjesën e brendshme, ajo përmban kuzhinë me 12 ulëse, dekore moderne, kinema dhe pjesë të tjera argëtuese.

32034884 8634479 image a 1 1597648321373

Derisa ajo po udhëton në vende të ndryshme të botës, Rita do të duhet të qëndrojë dy javë e izoluar, pasi të kthehet në Londër. /Telegrafi/

32034900 8634479 image a 23 1597648563142