Rita Ora me mbishkrim kontrovers në fotografinë pranë të famshmëve në MET Gala

Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Rita Ora, pati një paraqitje të shkëlqyer në mbrëmjen më të madhe të vitit, MET Gala.
E veshur me një fustan ngjyrë ari dhe prerje përgjatë trupit, Ora vuri mjaft mirë në pah linjat e saj atraktive.

Ajo është shoqëruar në tapetin e kuq të eventit nga modelja e njohur, Kate Moss.
Ndërkohë, bukuroshja Ora ka publikuar një fotografi të përbashkët në rrjetin social Instagram, ku shfaqet në prani të yjeve si: Lizzo, Char Defrancesco, Kate Moss dhe Marc Jacobs.
Këngëtarja shqiptare e ka shoqëruar këtë fotografi me një mbishkrim kontrovers, duke shkruar se askush nuk duhet të ngatërrohet me ta.
Ndërkohë, të shumta kanë qenë komentet nga ana e fansave, të cilët mes të tjerash kanë pëlqyer dukjen glamuroze të Ritës në MET Gala. /Telegrafi/




















































