Rita Ora u shfaq në formë të shkëlqyer gjatë Javës së Modës në Paris, ku tërhoqi gjithë vëmendjen me një veshje të guximshme me print leopardi dhe pantallona të zi prej lëkure.

Këngëtarja 34-vjeçare u pa duke mbërritur në një restorant luksoz, e kombinuar me taka të larta dhe syze të mëdha të zeza, duke dhënë një pamje elegante e provokuese njëkohësisht.


Dalja e saj vjen menjëherë pas fitores në një betejë të gjatë ligjore me fqinjët për ndërtimin e palestrës së saj private në shtëpinë me vlerë 7.5 milionë funte (afërsisht 8.7 milionë euro) në Londër.

Projekti i Ritës kishte shkaktuar zemërim mes banorëve lokalë, të cilët e cilësuan ndërtesën si “të shëmtuar” dhe akuzuan këngëtaren se po shkatërronte ekologjinë e zonës për një palestër moderne.

Megjithë kundërshtimet e shumta, autoritetet i dhanë lejen për ndërtim, duke i mundësuar artistes shqiptare të realizojë planin e saj ambicioz.

Fqinjët kishin paralajmëruar se ndërtimi mund të sillte “zëra, ndriçim artificial dhe humbje të privatësisë”, por Rita duket se i ka lënë pas tensionet, duke shijuar suksesin e radhës në modë dhe në jetën personale. /Telegrafi/