Rita Ora mahnit me format trupore, e nis janarin në pushime tropikale

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me një seri fotografish të publikuara së fundmi në Instagram, ku shfaqet në disa momente të ndryshme nga jeta e saj personale dhe profesionale.
Në disa prej imazheve, Rita shihet duke shijuar pushimet tropikale, e veshur me bikini, teksa vë në pah format e saj të skalitura të trupit dhe duket në formë të shkëlqyer fizike.
Fotografitë janë realizuar në ambiente relaksuese dhe plot diell, duke reflektuar qetësi dhe energji pozitive.

Në mbishkrimin që shoqëron postimin, këngëtarja shkroi: “Pak nga e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja. Pjesa e parë”.
Përveç imazheve nga pushimet, Rita ka ndarë edhe fotografi nga seancat e masazhit, momente nga përditshmëria e saj, si dhe një imazh të ëmbël pranë bashkëshortit të saj, Taika Waititi, duke treguar anën më intime dhe personale të jetës së saj.

Postimi është pritur me mijëra pëlqime dhe komente nga fansat, të cilët e kanë komplimentuar për pamjen, stilin dhe energjinë që përcjell në çdo paraqitje.

Ndërkohë, kujtojmë se Rita Ora ka dhënë sinjale që në fillim të janarit se fansat këtë vit mund të presin albumin e saj të katërt, duke rritur edhe më shumë pritshmëritë për projekte të reja muzikore nga artistja.





























































