Rita Ora kërcen edhe njëherë vallen e Rugovës për publikun shqiptar

Këngëtarja Rita Ora ka dhuruar një performancë spektakolare sonte (e shtunë) në koncertin "Ora e Super Muzikës".
Ajo ka performuar disa nga hitet e saj më të mëdha, gjersa në një moment ajo ka treguar se ka një befasi për të gjithë fansat.
Ashtu siç kishte bërë edhe në koncertin e 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, Ora ka kërcyer para fansave Vallen e Rugovës.
Ajo ka interpretuar këngën e saj "Black Window" të miksuar me tingujt e melodisë së valles së Rugovës.
"Kam një surprizë ju", tha Rita para se të fillonte performancën e saj, teksa me të dëgjuar tingujt e parë, publiku filloi të brohorasë me të madhe, pasi e kuptuan se për çfarë bëhet fjalë.
"Do përpiqem ta bëj më mirë këtë herë", tha tutje këngëtarja shqiptare. /Telegrafi/
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


































































