LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora me gërsheta si një vajzë e vogël në rrugët e New Yorkut?

Rita Ora me gërsheta si një vajzë e vogël në rrugët e New Yorkut?

Këngëtarja me famë botërore, Rita Ora, është duke punuar së fundmi bashkë me një grup stilistësh nga Amerika, të cilët janë në kërkim për të marrë gjithë vëmendjen e industrisë së modelizmit.

Ka qenë befasuese kur gjatë të martës këngëtarja është shfaqur në rrugët e New York, me një fustan me mëngë të shkurtër dhe me ngjyrë të bardhë, të cilës i ka shtuar edhe detajin e një fjongoje të zezë.


Duhet thënë se me këtë pamje Rita i ngjasonte tërësisht një vajze të vogël, e cila sapo është bërë gati për në shkollë.

Por më së shumti në syrin e kritikëve, ka rënë modeli i saj i flokëve me gërsheta. Flokët në formë “Quicky” i dhanë asaj edhe një pamje më tërheqëse.

Angazhimi i saj i fundit ka qenë roli i anëtares së jurisë në “The Voice of UK”, ku përmbylli një sezon mjaft të suksesshëm. /Telegrafi/

Rita3

Rita4

Rita2