Ajo zbriti në Aeroportin e Sydney me bashkëshortin e saj Taika Waititi në fillim të kësaj jave.

Dhe Rita Ora tregoi barkun e tonifikuar veshur me sytjena, teksa ndau përditësimin e saj të parë që nga mbërritja në Australi të premten.


Këngëtarja, 32 vjeçe, pozoi për një ‘selfie’ nga afër para se t'u jepte fansave të saj një paraqitje të shkurtër të veshjes së saj në postimin në Instagram.

70930371 12078797 Rita Ora flashed her taut abs in a bra top as she shared her fir a 45 1683931525334

Ajo bashkoi pjesën e sipërme të saj të bardhë nga ‘Miu Miu’ me një fund ngjyrë bezhë dhe xhaketë të ngjashme, duke kompletuar pamjen e saj me një rrip të florinjtë.

Rita stiloi flokët e saj bionde në valëzim natyral dhe kishte vendosur makijazh të theksuar.

70930363 12078797 Toned The singer posed for a close up selfie before giving her f a 46 1683931559327

Në një tjetër foto, ajo pozoi e veshur vetëm në bikini dhe një palë çizme teksa ndodhej buzë detit.

Më pas artistja veshi një palë tuta sportive gri dhe atlete shumëngjyrëshe teksa dukej natyrale.

70930361 12078797 Beaming In another photo she slipped into a black triangle bikin a 48 1683931771205

Dalja e saj vjen pasi Rita foli për dasmën e saj sekrete me Taika Waititi duke ndarë detaje të reja nga ceremonia e tyre 'shpirtërore'.

Këngëtarja u martua me regjisorin fitues të ‘Oscar’, 47 vjeç, verën e kaluar dhe Rita zbuloi se nuk donte ndonjë 'vëmendje të veçantë' atë ditë.

70930373 12078797 Low key The musician then wore a sporty pair of grey shorts with a 50 1683931795702

“Disa femrave u pëlqen të ndiejnë atë vëmendje të vërtetë të veçantë atë ditë. Dhe të gjithë janë të ndryshëm. Dhe për mua – mendoj se me punën time, është e gjitha… është shumë e drejtuar nga vëmendja – doja ta mbaja private sepse jeta ime dhe karriera ime nuk janë”, u shpreh Rita.

Ceremonia e minutës së fundit ishte planifikuar për vetëm dy ditë dhe të ftuarit e vetëm që morën pjesë personalisht ishin dy vajzat e partnerit nga martesa e tij e parë dhe motra e Ritës, Elena.

70930359 12078797 Alongside the update she wrote Back in the Australian flag emoji a 53 1683931822132

Ndërsa Rita nuk ka ndarë asnjë foto nga dita e madhe, ajo e përshkroi fustanin e saj të nusërisë si 'të pabesueshëm' nga Tom Ford si një fustan të bardhë, dantelle, me një vello të gjatë.

Rita - e cila nuk i tha asnjë prej miqve të saj se po martohej - zbuloi se mund të organizojë një festë të madhe për të festuar të gjithë të dashurit e tyre më vonë. /Telegrafi/

70865705 12072959 image a 1 1683815613606