Marrëdhënia e Rita Orës me Taika Waititi po përparon çdo ditë.

Këngëtarja shqiptare e hitit "Your Song" dhe regjisori i "Jojo Rabbit" morën pjesë së bashku në Javën e Modës në Milano, ku u panë duke u ulur në rreshtin e parë të shfaqjes së Fendit në pistën e vjeshtës 2022 të mërkurën.


Çifti kishte veshur kostume të ngjashme - të bardha për Orën, giri të zbehtë për Waititin - dhe mbajtën duart përpara prezantimit. Kjo shënon daljen e dytë publike të dyshes pasi bënë debutimin e tyre në tapetin e kuq në gusht 2021.

taika waititi rita ora 61

Ora, 30 vjeç, dhe Waititi, 46 vjeç, fillimisht ndezën thashethemet për romancë në prill dhe u fotografuan së bashku në Australi muajin e ardhshëm.

Këngëtarja organizoi një festë për ditëlindjen e Waititit në fund të vitit të kaluar, e veshur me një fustan seksi rrjetë korse për të festuar me miqtë e famshëm, duke përfshirë Ashley Benson, Kate Beckinsale, Rami Malek dhe Kristen Stewart.

54555773 10543303 image a 201 1645628521902

Në mars 2020, Page Six publikoi lajmin se Waititi dhe gruaja Chelsea Winstanley ishin ndarë për dy vjet. /Telegrafi/

54555639 10543303 image a 292 1645630460068

54555693 10543303 image a 251 1645630227873

54555699 10543303 image a 221 1645628997746