Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora është në Tiranë! Të martën, në Javën e Kulturës Britanike, ajo do të performojë në sheshin ‘Skënderbej’, në një koncert falas për të gjithë qytetarët, por takimin e parë në Tiranë e ka rezervuar për studentët e Liceut Artistik.
E shoqëruar edhe nga nëna e saj, Vera Ora, dhe kryebashkiaku Erion Veliaj, Rita Ora ndau me të rinjtë detaje për koncertin e madh të 6 shtatorit, por ndërkaq u shpreh e surprizuar me ndryshimet që ka pësuar qyteti i Tiranës.
“Ky qytet është rritur shumë! Ju çuna dhe goca jeni me shumë fat për këtë kryebashkiak. Është shumë ‘cool’ dhe i përditësuar me kulturën, rininë, vlerat. E shoh çdo vit rritjen e qytetin dhe jam e surprizuar”, ka thënë Rita, citon Top Channel.

Mandej, ajo zhvilloi një bisedë, në formë pyetje-përgjigje, me të rinjtë e pranishëm në sallën e Liceut Artistik, me të cilët ndau eksperiencën e saj si këngëtare, se çfarë do të thotë të ndjekësh ëndrrën tënde dhe se sa punë e mund duhet për ta realizuar atë.
“Kur ju rriteni do të takoni njerëz që do t’ju frymëzojnë të bëni diçka, të tjerë do t’ju thonë se nuk do t’ia dilni dot dhe kjo mund t’ju bëjë të humbni besimin. Por, duhet të fokusoheni te vetja juaj dhe të mos i dëgjoni çfarë thonë të tjerët. Duhet t’i provoni atyre se janë ata që e kanë gabim. Kjo më ka bërë mua të eci përpara”, tha ajo.
Ndërkaq, Veliaj shprehu mirënjohjen që Rita Ora pranoi të mbante një koncert falas në Tiranë, me rastin e Kryeqytetit Evropian të Rinisë. Por, nga ana tjetër, në një bashkëbisedim me Vera Orën, nënën e këngëtares shqiptare, Veliaj preku edhe ngjarjen e fundit në Prishtinë, atë të dhunimit të vajzës 11 vjeçare.

“Në Prishtinë ka ndodhur një ngjarje shumë e rëndë, e cila ka të bëjë me marrëdhëniet që ne kemi në shoqëri, me mënyrën si dhe sa i respektojmë vajzat dhe gratë. Për mua, Vera ka qenë një hero sepse ka këmbëngulur për emancipimin e shoqërisë sonë, se duhet të mësojmë disa parime shume të rëndësishme për respektin ndaj njëri-tjetrit, se burrat dhe gratë janë njësoj, vajzat dhe djemtë janë njësoj, sepse çdo gjë që mund ta bëjë një djalë, mund ta bëjë edhe një vajzë, çdo sukses që mund ta ketë një djalë, mund ta ketë edhe një vajzë. Këto mesazhe që japin njerëz si Vera, bëhen që në shoqërinë tonë të mos ndodhin krime apo ngjarje të tilla”, ka theksuar Veliaj.
Kurse Vera Ora tha se ngjarja e javës së kaluar ishte tepër e rëndë dhe apeloi për më shumë respekt për njëri-tjetrin si shoqëri. “Respektoni njëri-tjetrin; është shumë e rëndësishme ta dini vlerën tuaj. Meshkujt duhet të tregojnë më shumë respekt ndaj vajzave. Ndaj dua t’ju lë një mesazh: ‘Bisedojini me prindërit apo me njëri-tjetrin çdo problem që keni dhe kërkoni ndihmë nëse keni nevojë’”, është shprehur ajo.
Përpara koncertit të mbrëmjes së 6 shtatorit, Rita Ora do të marrë pjesë në disa aktivitete me natyrë sociale.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Sfidohet Gjesti nga Vëllai i Madh: Zgjedh Rizartën për të ndarë shtratin, Egli: E dija

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit

Gjesti hap zarfin e dytë: Ka në dorë fatin e pesë banorëve
Ariana Grande ende vuan nga PTSD, tri vjet pas ngjarjes tragjike në Manchester

"Rrenë qoftë" - bëhet viral reagimi i Gjestit kur mendon se ish-partneri i Eglit, Olsi Bylyku po hynte në shtëpinë e BBVA si banor në natën e parë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit