LAJMI I FUNDIT:

RIT Kosovo (A.U.K) organizon Gala Dinner Fundraising- “Support Kosova’s Next Success Story”

RIT Kosovo (A.U.K) organizon Gala Dinner Fundraising- “Support Kosova’s Next Success Story”

Bordi, Presidenti dhe komuniteti i RIT Kosovo (Fondacioni i Universitetit Amerikan në Kosovë) ju ftojnë, të na bashkoheni në evenimentin tonë vjetor të mbledhjes së fondeve “Support Kosova’s Next Success Story” më 23 maj 2023 nga ora 19:00, në Klan Arena, Prishtinë, Kosovë.

Rreth 65% e studentëve tanë varen nga bursat për studimet e tyre. Fondet e mbledhura në këtë eveniment do t’u mundësojnë studentëve me burime financiare të kufizuara nga Kosova dhe jashtë saj të përfitojnë një edukim dhe shkollim amerikan të cilësisë së lartë në RIT Kosovo (A.U.K).

Kjo iniciativë mund të rezultojë e suksesshme vetëm përmes mbështetjes tuaj dhe vizionit të qartë në investimin në arsim si mjetin më të fuqishëm në transformimin e shoqërive tona.

Pjese e rëndësishme e eventit do të jetë pjesëmarrja e Z. Ylli Bajraktari si folës kryesor. Z. Bajraktari është një drejtues i suksesshëm dhe i njohur shqiptaro-amerikan në fushën e sigurisë kombëtare në Shtetet e Bashkuara, ai është President dhe CEO i Projektit të Studimeve të Konkurrencës Speciale – SCSP në Shtetet e Bashkuara. SCSP, që ai drejton, është një nismë jo-partiake e udhëhequr nga Dr. Eric Schmidt, teknologu i arritur dhe ish-CEO i Google. Në SCSP, Z. Bajraktari po udhëheq përpjekjet për të forcuar konkurrencën afatgjatë të Amerikës në inteligjencën artificiale (AI) dhe teknologjitë e tjera në zhvillim, duke siguruar që Amerika të pozicionohet dhe të organizohet për të fituar konkurrencën teknik-ekonomike nga tani deri në vitin 2030, dritarja kritike për formësimin e të ardhmes.

Në këtë natë nuk do të mungoj as argëtimi, ku grupi njohur muzikor “String String”, do të performoj për të ftuarit.

Bashkohuni me ne të kremtojmë historitë e suksesshme të studentëve dhe ish-studentëve tanë të cilët po fuqizojnë zhvillimin e Kosovës si udhëheqës, inovatorë dhe sipërmarrës dhe qëndroni pjesë e misionit tonë për të mbështetur “Support Kosova’s Next Success Story”.

Çmimet e Biletave:

Normale €75

Zbritje për studentë të diplomuar nga RIT Kosovo (A.U.K) €50

Zbritje për studentë të diplomuar nga RIT Kosovo (A.U.K) një Tavolinë për 10 mysafirë €500

Rezervoni një Tavolinë për 10 mysafirë €650

*Shënim: Pas pagesës, biletat tuaja elektronike do t’ju dërgohen me email brenda dy ditëve të punës.

Për të blerë Biletën(e) tuaj ose për të bërë Sponsorin tonë të Evenimentit, ju lutemi paguani përmes transferimit bankar duke përdorur llogaritë bankare të mëposhtme:

Bank Name: Raiffeisen Bank, Prishtinë, Kosovo

SWIFT code: RBKOXKPR

IBAN Code: XK051501001003342712

Acc. Number: 1501001003342712

Bank Name: ProCredit Bank, Prishtina, Kosovo

SWIFT code: MBKOXKPR

IBAN CODE: XK051110164078000160

Acc.Number: 1110164078000160

Account Name: RIT Kosovo (A.U.K) College

Address: Dr.Shpëtim Robaj Str.NN, Prishtinë, Raiffeisen Bank, Prishtina, Kosovo

Për më shumë informata klikoni në linkun në vazhdim: www.rit.edu/kosovo/Gala2023, ose na kontaktoni nëpërmjet e-mail-it: development@auk.org.

Artikull i sponzorizuar