LAJMI I FUNDIT:

Ristani: Prokuroria heton popullin, por jo ata që vjedhin popullin

Ristani: Prokuroria heton popullin, por jo ata që vjedhin popullin

Partia Demokratike, nëpërmjet Sekretarit të Përgjithshëm, Arben Ristani, deklaroi se “Prokuroria heton protestën e popullit, por nuk heton ata që i vjedhin votën popullit”.

“Prokuroria ka përfunduar hetimet për protestën e popullit më 8 dhjetor kundër rivendosjes së simbolit komunist në qendër të Tiranës dhe ka vërtetuar një dëm prej 5 mijë euro, ndërkohë që organi i akuzës nuk ka bërë një hap të vetëm për 320 milionë euro koncesione korruptive në shëndetësi, nuk ka bërë asnjë hap të vetëm për 1 miliardë euro dëm shkaktuar shtetit në një vit nga kjo qeveri sipas raportit të KLSH, nuk ka bërë një hap të vetëm për 400 milionë dollarë të vjedhura në një vit në tatime e dogana dhe ende nuk ka vënë para ligjit një drejtues të lartë për drogën që ka pushtuar çdo territor të vendit”, tha Ristani.

“Prokuroria heton protestën e popullit, por nuk heton ata që i vjedhin votën popullit, sic ndodhi në Dibër, ku Partia Demokratike ka dorëzuar një kallëzim penal më 1 shtator duke treguar emrat dhe rolet e grupit të strukturuar që prishi zgjedhjet atje. Prokuroria nuk ka bërë asnjë transparencë dhe nuk ka informuar as palën kallëzuese për këtë proces, siç e ka detyrim”.


“Prokuroria heton protestën e popullit kundër bunkerit komunist, por nuk heton ata që ndërtuan aty pa leje përbindëshin e betonit, duke abuzuar me ligjin dhe me taksat e qytetarëve.
Heton protestën e popullit por nuk heton ata që po vjedhin çdo ditë popullin, që kanë prishur garën, kanë fiksuar tenderat, që i japin gjithë fondin limit miqve e klientelës duke shkelur haptazi ligjin”, tha Ristani.

Në trend Lajme

Më shumë
Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Lajme
Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Lajme
Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Lajme
Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Politikë
Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Lajme
Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Lajme
Kalo në kategori