LAJMI I FUNDIT:

Rishikimi i buxhetit, javën e ardhshme kalon në Kuvend

Rishikimi i buxhetit, javën e ardhshme kalon në Kuvend

Në ligjin për rishikimin e buxhetit për vitin 2017, Ministria e Financave ka propozuar plotësim ndryshmin e tij, me një sërë kërkesash të shënuara si të nevojshme për tu plotësuar.

Në total shuma e kërkesave prej 21 me prioritet për tu plotësuar është mbi 90 milionë euro.


Komisioni për Buxhet dhe Financa ka mbajtur sot mbledhjen konstituive në të cilën është trajtuar çështja e organizimit të punës dhe funksionimit të këtij komisioni.

Është bërë me dije së të martën e javës së ardhshme ky komision do të pres në takim ministrin e Financave, Bedri Hamza, për të diskutuar Projektligjin për rishikimin e buxhetit.

Naser Osmani anëtar i Komisionit për Buxhet dhe Financa, ka konfirmuar për Indeksonline se të martën do të shqyrtohet draft-ligji për rishikimin e buxhetit dhe më pas kryesia do ta vendos se kur të kaloj në Kuvendin e Kosovës.

“Besoj se draft-ligji për rishikimin e buxhetit të vitit 2017, do të kaloj javën e ardhshme në Kuvendin e Kosovës për votim. Në fakt muaji qershor ose Korrik është koha kur bëhet rishikimi i buxhetit por pasi ka pasur vakum institucional është dashur që kjo punë të shtyhet deri më tani”, ka thënë Osmani.

Një ndër kërkesat e shënuara që janë të identifikuara si me të nevojshmet për tu plotësuar janë, kompensimi i dëmeve të fermerëve nga ngordhja e kafshëve prej sëmundjes LSD (Sëmundja gungore e gjedhit), në shumë prej mbi 700 mijë euro.

Gjithashtu plotësimi i obligimeve kontraktuese për Autostradën Prishtinë-Hani i Elezit në shumën prej 50 milionë euro.

Një ndër kërkesat e nevojshme është edhe pagesa e pensioneve për veteranët e luftës në shumën prej 26 milionë euro, shumë kjo e cila e ka tejkaluar marrëveshjen ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe FMN-së. /Indeksonline/Telegrafi/