LAJMI I FUNDIT:

Ripple bënë partneritet me bankën Santander

Ripple bënë partneritet me bankën Santander

Gjiganti financiar evropian Grupi Santander njoftohet të jetë duke nisur një aplikim ndërkufitar të këmbimit valutor të premten bazuar në teknologjinë Blockchain të zhvilluar nga Ripple.

Financial Times raportoi, përcjell Telegrafi, se grupi bankar spanjoll në partneritet me Ripple kanë krijuar një aplikacion që ata e quajnë OnePayFX, i cili do të lansohet në katër vende – Spanjë, Britani e Madhe, Brazil dhe Poloni.


Aplikacioni është ndërtuar mbi teknologjinë e shpërndarjes së Ripple dhe është duke u zhvilluar pas dy viteve të zhvillimit. Produkti do ta bëjë Santanderin një nga bankat e para që të ofrojë pagesa të këmbimit valutor me bazë Blockchain të klientëve të saj.

Së pari i testuar në mesin e punonjësve të Britanisë së Madhe në Santander në vitin 2016, aplikacioni bazohet në platformën xCurrent të Ripple. Ky është një rrjet i shpërndarë i krijuar për të lehtësuar transaksionet ndërkufitare.

Grupi Santander thotë se pret të shtrijë shërbimin në shtete të tjera në të ardhmen e afërt dhe po konsideron ta bëjë këtë shërbim të disponueshëm edhe për institucionet e tjera financiare. /Telegrafi/