Rio Ferdinand e ka këshilluar Harry Kanen për hapin e radhës në karrierën e tij.

Legjenda e Manchester United ka komentuar kërkesën e sulmuesit anglez për t’u larguar nga Tottenhami.


Kane ka bërë të ditur se dëhsiron të kalojë te një klub i madh nga Liga Premier, në mënyrë që të fitojë trofe.

Kështu, Ferdinand i ka thënë sulmuesit që të kalojë te Chelsea në afatin kalimtar veror.

“Nëse Harry Kane dëshiron të fitojë trofe, atëherë ai duhet t’i bashkohet Chelseat”, ka thënë legjenda e United.

“Ai madje mund të fitojë trofe qysh në këtë verë, duke ndihmuar ata që të fitojnë Superkupën Evropiane”.

“Ky do të ishte një fillim i tij i mirë për klubin e ri”, ka shtuar më tej Ferdinand.

Në garë për transferimin e Kane është edhe Manchester City, ndërsa Spurs kërkojnë mbi 100 milionë euro për kartonin e tij. /Telegrafi/

telegrafi sport app