LAJMI I FUNDIT:

Rinumërimi e rrit për dy vota diferencën e Shabanit ndaj Kryeziut në Dragash

Rinumërimi e rrit për dy vota diferencën e Shabanit ndaj Kryeziut në Dragash

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka përfunduar rinumërimin e të gjitha votave në 35 vendvotime të Komunës së Dragashit.

Pas rinumërimit të votave ka rezultuar se kandidati i PDK-së, Shaban Shabani ka dy vota më shumë se sa në rezultatet preliminare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.


Nëse i kalkulojmë votat që Shabani i kishte marrë në rezultatet preliminare rezulton që tash i ka 6,280.

Selim Kryeziu edhe pas rinumërimit i kanë mbetur 6,238 vota.

Ende pa u proceduar votat me kusht dhe ato me postë, diferenca në Dragash është 43 vota.

KALLXO.com po transmeton LIVE numërimin e votave të Dragashit, Rahovecit, Prishtinës dhe Prizrenit.