Rinovimi i kontratës së Mohamed Salah tek Liverpooli mund të jetë fundi i aventurës për një tjetër sulmues të Liverpoolit dhe ai nuk është Darwin Nunez.

Salah ka qenë subjekt i thashethemeve të shumta për pjesën më të madhe të sezonit 2024/2025, gjatë të cilit ai shënoi 27 gola në Ligën Premier.


Krahas formës së tij fantastike, Arne Slot dhe tifozët e Liverpoolit ishin të shqetësuar për largimin e tij, por të premten ata morën lajmin të cilin ishin duke e pritur, teksa klubi konfirmoi se egjiptiani do të qëndrojë në ‘Anfield’ edhe për dy vite të tjera.

“Është e mrekullueshme, unë kisha vitet e mia më të mira këtu. Kam luajtur tetë vite, shpresoj se do të bëhen dhjetë. Po e shijoj jetën këtu, po e shijoj futbollin tim”, ka thënë Salah pas rinovimit.

Sidoqoftë, një tjetër sulmues mund të largohet nga Liverpooli këtë verë sipas një raportimi nga e përditshmja katalanase Sport.

Ky medium pretendon se e ardhmja e Luis Diaz do të preket nga qëndrimi i Salah në Ligën Premier.

Sulmuesi kolumbian ka edhe dy vite të mbetura në kontratën e tij aktuale, që do të thotë se klubi do të përfitonte një shumë të majme parash nëse pranojnë shitjen e tij (rreth 75 milionë euro).

28-vjeçari iu bashkua Liverpoolit nga Porto për 45 milionë euro në janar të 2022 dhe ka shënuar 38 gola dhe ka 23 asistime në 142 ndeshje për gjashtë herë fituesin e Ligës së Kampionëve.

Barcelona ka një interesim të fortë për Diaz, me drejtorin sportiv Deco që është i etur ta sjellë atë në La Liga./Telegrafi/

telegrafi sport app