LAJMI I FUNDIT:

Rinia vetëm feston? Kujdes nga paragjykimet!

Rinia vetëm feston? Kujdes nga paragjykimet!

Kur në verë u rritën infektimet, u vendosën në fokus të opinionit të rinjtë. Sepse, ndryshe si u tha në fillim të pandemisë, edhe ata e jo vetëm pensionistët infektoheshin me virusin e ri. Në pamjet e publikuara shihje të rinj që festonin në qendrat e qyteteve të mëdha, e që nuk i respektonin rregullat e distancës. Kritika: Rinia është shumë e pakujdesshme dhe po e përhap virusin tek grupet shumë më të rrezikuara të të moshuarve. Por sa qëndron ky imazh i rinisë që ka në mendje vetëm ahengjet e nuk mendon për gjë tjetër? Së fundmi ishte kancelarja Merkel apeloi personalisht tek të rinjtë në një konferencë për shtyp, që të hiqnin dorë nga ndonjë “ahengjet”.

Tani, Fondacioni Tui i është kushtuar këtij imazhi “superspreader”-ve, pra super-përhapësve potencialë të virusit në një studim përfaqësues me mbi 1000 të rinj në moshën 16-26 vjeç. Pyetjet janë zhvilluar në gjysmën e parë të shtatorit nga instituti i studimit të opinionit, YouGov.


“Solidariteti i kërkuar tregohet”, i përmblodhi drejtuesi i studimit të YouGov, Peter Mannott, rezultatet e studimit të kryer online. Ai e bën të qartë këtë në tre pika.

Më shumë se gjysma e të rinjve i konsideron masat e koronavirusit si proporcionale, vetëm një e pesta i sheh si të ekzagjeruara. Çdo i katërti do të preferonte madje masa më të ashpra. Me 83 për qind të rezultatit, shumica e konsiderueshme i respekton masat dhe rekomandimet për mënyrën e sjelljes në kohën e pandemisë. Vetëm dy për qind nuk i respektojnë ato. Sipas Mannottit, në krye qëndron, me 89 për qind mbrojtja e të tjerëve, madje para shëndetit personal me 79 për qind. Pra nuk është e vërtetë se tek të rinjtë është kudo e përhapur një lloj pakujdesie.

Edhe Qendra Shkencore për Studimet Sociale në Berlin, një qendër kjo me reputacion ka marrë pjesë në këtë studim. Përfaqësuesi i saj, Marcus Spliter i referohet një ndryshimi interesant të imazhit. Në fillim të pandemisë, imazhi i të rinjve në publik ishte pozitiv. Splitter kujton organizimet e ndihmës fqinjësore, të krijuara spontanisht. “Së fundmi po thuhet vetëm, se rinia po ndjek vetëm konceptin e imunitetit të tufës”, pra nuk po e vret mendjen për infektimin. Ky studim thotë, se nuk është kështu. Në një kohë që në këtë situatë vuajnë sidomos të rinjtë.

Në Gjermani klubet dhe diskotekat janë mbyllur që nga kufizimet e vendosura në mars. Aktivitete të tjera të kohës së lirë si sporti dhe udhëtimet janë të paktën të kufizuara. Më të moshuarit mund t’i përballojnë më mirë për një kohë kufizime të tilla, thotë sociologu Splitter. Por, “rinia” si fazë zhvillimi është e varur nga shkëmbimi, provat dhe orientimi. Nëse këto mundësi nuk janë më prezente, nuk është kaq e thjeshtë.

Në studim u pyet edhe për gjendjen e përgjithshme shpirtërore dhe rezultati ishte, se 26 për qind e të rinjve janë më pesimistë se në janar, kur u zhvillua një sondazh i tillë. Të rinjtë e shohin si më të vështirë për t’u përballuar kufizimin e kontakteve sociale, 42 për qind e përkrahin këtë përgjigje. Edhe kufizimet e aktiviteteve të kohës së lirë shihen si rënduese (40 për qind) të gjendjes. Vetëm në vendin e katërt janë vendosur ahengjet, ku 29 për qind e të rinjve vuajnë nga mos marrja pjesë në festa. Një numër i të rinjve ka shqetësim për të ardhmen financiare, 19 për qind. Sipas Splitterit, të rinjtë janë të gatshëm të sakrifikojnë. Ai paralajmëron nga hapja e një konflikti mes gjeneratave. Uniteti shoqëror në pandemia është një burim i rëndësishëm për përballimin e saj. /DW/

Në trend

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Lajme
Osmani ia tha të gjitha në sy Vuçiqit, por një detaj me domethënie i presidentes mori të gjithë vëmendjen

Osmani ia tha të gjitha në sy Vuçiqit, por një detaj me domethënie i presidentes mori të gjithë vëmendjen

Magazina
Nënat e Srebrenicës falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Nënat e Srebrenicës falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Lajme
Shkëlqeu me paraqitjet e tij, Real Madridi e shpërblen me kontratë të re veteranin e ekipit

Shkëlqeu me paraqitjet e tij, Real Madridi e shpërblen me kontratë të re veteranin e ekipit

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Kalo në kategori