LAJMI I FUNDIT:

Rinasi nën masa të rrepta sigurie pas sulmeve në Stamboll, anulohen fluturimet nga Tirana

Rinasi nën masa të rrepta sigurie pas sulmeve në Stamboll, anulohen fluturimet nga Tirana

Pas sulmeve terroriste në aeroportin e Stambollit, aeroporti i Tiranës “Rinas”, mëngjesin e së mërkurës është zgjuar nën masa të rrepta sigurie.

Shefi i Komisariatit të aeroportit “Rinas”, ka bërë të ditur se masat janë ndërmarrë pas sulmit në Stamboll, ndërkohë që fluturimet drejt këtij shteti dhe anasjelltas janë anuluar deri në një vlerësim të dytë.

“Masat e dukshme janë patrullimet më të shpeshta me qenë antieksplozivë në ambientet jashtë dhe brenda terminalit. Ndërsa masat e padukshme janë ato masa që konsistojnë në skanerimin akoma më të mirë të bagazheve dhe pasagjerëve që udhëtojnë. Aktualisht janë anuluar fluturimet nga Shqipëria në drejtim të Stambollit dhe anasjelltas deri në një moment të dytë kur të vlerësohet që siguria është në parametrat normalë për të zhvilluar fluturime të mëtejshme”, ka thënë Ermal Milori, shef i Komisariatit të “Rinasit”.


Në anën tjetër, udhëtarët të cilët mëngjesin e së mërkurës të udhëtonin drejt Stambollit, janë ndjerë me fat, ndërsa kanë shprehur ngushëllime për viktimat në Turqi.

Stambolli prej vitesh ka qenë një ndër destinacionet kryesore për shqiptarët, por ngjarja tragjike e së martës ka bërë që shumë prej tyre të mos e preferojnë më atë.

Në trend Lajme

Më shumë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme
Kalo në kategori