LAJMI I FUNDIT:

Rimëkëmbet lira turke, mirëpo mbetet e paqëndrueshme

Rimëkëmbet lira turke, mirëpo mbetet e paqëndrueshme

Lira turke ka nisur rikëmbjen pas humbjeve të javës së kaluar, më të thellat që prej vitit të kaluar, në anën tjetër Banka Qendrore është zotuar të mbajë stabilitetin e çmimeve, duke grumbulluar rezerva.

Ndërkohë autoritetet kanë nisur zyrtarisht hetimet ndaj bankave për të vlerësuar nëse kanë ndikuar në zhvlerësimin e lirës turke. E gjitha kjo ndodh vetëm pak ditë para zgjedhjeve lokale të 31 marsit.


Investitorët vendas grumbulluar rreth 25 miliardë dollarë në valutë të huaj, si një garanci për t’u përballur me rreziqet e inflacionit dhe pasiguritë politike pas votës së kësaj jave.

Lira nisi të tregtohet këtë javë 2.5 për qind më e fortë ndaj dollarit, megjithëse luhatshmëria mbetet shqetësuese. /Telegrafi/