LAJMI I FUNDIT:

Rikthimi i protestave kundër Qeverisë, analistët skeptikë për unifikimin e opozitës

Rikthimi i protestave kundër Qeverisë, analistët skeptikë për unifikimin e opozitës

Si pasojë e rritjes së çmimit të energjisë elektrike disa parti opozitare, parlamentare e joparlamentare kanë paralajmëruar organizimin e protestave.

Protesta në Prishtinë kundër ndërprerjeve të energjisë elektrike ishin organizuar edhe me 27 dhjetor 2021.


Analistët në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini kanë thënë se protestat në demokraci janë të nevojshme.

Sipas tyre rritja e çmimit të energjisë është një arsye më shumë për protesta.

Vehbi Kajtazi thotë se protestat janë të pashmangshme në situatën në të cilën ndodhemi.

“Protestat janë të pashmangshme për shkak të pakënaqësisë së përgjithshme dhe mundësisë që i është dhënë opozitës për t’i mbledhur rreth vetes kundër Qeverisë Kurti shumë qytetarë. Skandaloz është fjalimi i Kurtit në Kuvend, ku thotë se qytetarët nuk e kanë ditur as sa kanë shpenzuar për shkak të faturës së ultë”, deklaroi Kajtazi.

Imer Mushkolaj thotë se askush nuk duhet të kontestojë legjitimitetin e dikujt për organizimin e protestave.

“Unë nuk pres që opozita të jetë e bashkuar në organizimin e protestave. Do të doja që opozita të ishte e bashkuar në organizimin e protestave. Nuk po shoh arsye më të fortë se ngritja e çmimit të energjisë elektrike për të protestuar. Ne e dimë se në Kosovë është protestuar për shumë gjëra, por këtu po flasim për diçka që prej jetën e të gjithë qytetarëve”, deklaroi Mushkolaj, përcjell Telegrafi.

Yll Hoxha thotë se është e pakuptueshme në një demokraci si kjo e Kosovës të ketë aq pak protesta.

“Protesta është shpirti i një sistemi demokratik. Për protestë duhet të ekzistojë fryma e protestës dhe duhet dikush t’i organizojë këto protesta. Por edhe gabimet e Qeverisë janë arsye kryesore për protesta. Në Kosovë si në rastin e energjisë apo me pandeminë, ka bazë për të organizuar protesta”.

Visar Ymeri thotë se Qeveria kishte marrë vendim për të subvencionuar me 75 milionë euro energjinë para se ZRrE të del me planin e tarifave.

“Qeveria do të kishte shumë të lehtë të pranojë një rritje kaq të madhe të rrymës pa subvencionimin prej 75 milion eurove”, deklaroi Ymeri.

Astrit Gashi thotë se kryeministri Kurti ka pasur shpjegim shumë të gabueshëm në raport me ngritjen e energjisë elektrike.

Ai thotë se Kurti duhet të shpjegojë para qytetarëve se pse ka rënë Kosova B.

“Ai poashtu duhet të na shpjegojë pse gjatë verës nuk i ka huazuar rrymën Shqipërisë, por e ka shitur për të fituar disa milionë euro, derisa gjatë dimrit tash duhet ta blejmë shumëfish më shumë…Albini Kurti po ma kujton Isa Mustafën. Ne i bënim kritika, ai hidhte një mal akuza”, deklaroi Astrit Gashi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Kalo në kategori