Pas një ndërprerjeje njëvjeçare, Komuna e Gjilanit ka vendosur të rikthejë organizimin e ekskursioneve për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme. Drejtoria Komunale e Arsimit (DKA), në bashkëpunim me Zyrën e Kryetarit, ka ndarë mbi 157 mijë euro për këtë aktivitet, i cili është përshkruar si një iniciativë sociale për të lehtësuar barrën financiare të familjeve.
Vendimi ka ngjallur reagime të shumta, përfshirë edhe kundërshtime nga opozita komunale, e cila e ka cilësuar këtë si “keqpërdorim të buxhetit.
Në një prononcim për Telegrafint, drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Gjilan, Shpend Nuhiu, tha se rikthimi i ekskursioneve nuk është ndonjë risi, por një vazhdimësi e praktikave të mëhershme.
“Vitin e kaluar, si drejtori as nuk e kemi ndalur, e as nuk e kemi lejuar. Ka ardhur si ndalesë nga Zyra e Kryetarit,” tha Nuhiu për Telegrafin.
Në lidhje me ndalimin e ekskursioneve vitin e kaluar, Nuhiu sqaroi se arsyeja kryesore ka qenë mungesa e një qasjeje të unifikuar nga shkollat.
“Vitin e kaluar secila shkollë në mënyrë të pavarur ka zgjedhur destinacionin që dëshironin të vizitonin. Për shkak të kësaj, ka pasur dyshime për mundësi të keqpërdorimeve apo rreziqeve të tjera. Ndërsa sivjet, me financimin nga komuna, do të ketë përcaktohet qyteti që do të vizitohet dhe do të ketë një organizim më të përpiktë dhe më të sigurt.”
Lidhur me menaxhimin e sigurisë, Nuhiu konfirmon se janë marrë masa konkrete për të garantuar një ambient të sigurt për nxënësit. Sipas tij, në çdo klasë do të jenë të pranishëm kujdestarë, drejtori i shkollës si dhe përfaqësues nga prindërit.
“Kjo bie nën ombrellën e organizimit të menaxherëve të kontratës të cilët do të jenë përgjegjës për mbikëqyrjen e zbatimit të saj. Siguria në transport, akomodim dhe organizime grupore është e paraparë nga vetë kontrata”, tha ai.
Ai sqaron se këtë vit është ndryshuar qasja përmes një organizimi të centralizuar që synon të lehtësojë barrën për prindërit dhe shkollat.
“Kemi vendosur ta heqim barrën financiare nga prindërit dhe nga shkollat, duke e centralizuar organizimin përmes një procedure të rregullt të prokurimit. Kështu do të ketë mbikëqyrje më të madhe dhe menaxhim të duhur të kontratës.”
I pyetur nëse ka qenë i përfshirë në vendimmarrje për këtë vit, Nuhiu theksoi se DKA ka bërë kërkesën, e cila më pas është proceduar nëpërmjet Drejtorisë së Financave dhe ka përfunduar në Zyrën e Kryetarit. Në fund, sipas tij është njësia e prokurimit që ka bërë publikimin.
Sa i përket interesimit të nxënësve dhe prindërve, drejtori tha se ka pasur kërkesa të drejtpërdrejta për rikthimin e ekskursioneve.
“Kjo është çështje madhore për ta. Ne kemi mbajtur takim enkas për këtë dhe kemi diskutuar mbi kërkesat që na janë adresuar nga nxënësit dhe prindërit nëpërmjet takimeve të organizuara.”
Ndërsa, kryetari i Këshillit të Nxënësve në Gjilan, And Jashari, tha për Telegrafin se kanë mbajtur takime paraprake ku edhe kanë adresuar kërkesën për rikthim të një organizimi të tillë.
“Ne kemi mbajtur takime edhe me drejtorin e arsimit edhe me kryetarin ku kemi adresuar kërkesën për me e rikthy eskursion dhe si përfundim kemi rënë dakord të organizohet sërish. Organizime do të ketë edhe plan konkret për menaxhimin e sigurisë mbi organizimin”, tha Jashari.
Sa i përket ndarjes së buxhetit mbi këtë organizim, Nuhiu thotë se bie në kuadër të kodit buxhetor për mallra dhe shërbime.
“Në kodin buxhetor për mallra dhe shërbime nuk ka ndonjë planifikim specifik. Ky nuk është projekt apo investim kapital. Ky është një organizim social”, tha ai.
I pyetur nëse është e mjaftueshme shuma e ndarë për këtë organizim, drejtori njoftoi se kanë bërë një paramasë dhe se kjo është maksimumi që mund të bëjnë.
“Ne e kemi analizuar një paramasë dhe kjo është maksimumi që mund të bëjmë. Brenda kësaj vlere po, mirëpo mbi këtë shumë nuk do të kishim mundësi.”
Në fund, Nuhiu la të hapur mundësinë që në të ardhmen të organizohen ekskursione edhe për nxënësit me rezultate të dalluara, si formë shpërblimi dhe motivimi.
“Kjo është një veprimtari sociale që i ka munguar komunës.” /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

“Figurë e përjetshme në zemrat e shqiptarëve” – homazhe në 26 vjetorin e rënies së heroit Agim Ramadani

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan

Mbi 1 mijë gjoba të shqiptuara në Gjilan – policia: Respektoni rregullat e trafikut, siguria është përgjegjësi e përbashkët

Si të mbani shtëpinë pa miza gjatë verës, pa kimikate por me një përbërës natyral

Osmani i përgjigjet Kuvendit: Kushtetuta ju detyron të jetësoni e jo të bllokoni procese, mblidhuni brenda 48 orësh

Loredana zbulon fjalët që i tha Jozi pas sherrit me Gjestin: Ishte shumë i ngarkuar

Vdes një grua, e trajtuar si viktimë në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Bllokohen në kanionin e Nivicës në jug të Shqipërisë, turistët spanjollë në rrezik për jetën

Detaje të papritura dalin nga Man City, De Bruyne pëson goditjen më të rëndë të karrierës së tij me vendin e klubit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Aleatja e Trumpit bleu aksione pak para njoftimit dhe përfitoi mijëra dollarë

Berisha: Jam i gatshëm ta jap votën time për Kurtin, edhe nëse nuk jam pjesë e qeverisë

Historia e shqiptarit - diler droge që u dëbua nga Britania tri herë radhazi

Ndodh për herë të parë në histori - banorët bëjnë xhiro me makinë jashtë shtëpisë së Big Brother

Grenelli bëri thirrje t’i ndalen fondet, përgjigjet Gjykata Speciale

Loredana flet për rastin e Jozit me Gjestin: Ishte një pamje e fortë, e papranueshme dhe unë distancohem komplet nga ai veprim