Me rikthim të jashtëzakonshëm, Evertoni i Frank Lampard fiton ndaj Crysatal Palace për të siguruar qëndrimin në Ligën Premier

Evertoni ka shënuar fitore ndaj Crystal Palace me rezultat 3-2 në një ndeshje të çmendur, që ishte e vlefshme për xhiron e 37-të në Ligën Premier.
Mysafirët edhe pse pa objektiva në këtë përballje arritën të shënonin dy herë në pjesën e parë.
Në minutën e 21-të, Jean-Philippe Mateta i Crystal Palace gjuajti bukur me kokë dhe shënoi për 1-0.
Për të shkuar punët më keq për Everton, u përkujdes Jordan Ayew që shënoi për 2-0 në minutën e 36-të.
Por skuadra e Frank Lampard nuk u dorëzua dhe u fut në pjesën e dytë me qasje tjetër.
Michael Keane hapi ndeshjen kur shënoi në minutën e 54-të për ta dërguar rezultatin në 2-1.
Lojtari më i mirë i Everton, braziliani Richrlison arriti të shënojë për 2-2 në minutën e 75-të për ta dërguar stadiumin në festë të madhe.
Për rikthimin e madh u përkujdes Domenic Calvert Lewin që shënoi për 3-2 në minutën e 85-të.
https://twitter.com/ElForadeportivo/status/1527387040848826369
Ky gol bëri që edhe tifozët të futen në fushë për të festuar, ndërsa gjyqtari dha shtatë minuta lojë shtesë.
Më gola nuk kishte dhe skuadra e Frank Lampard edhe pse ka futbollistë të jashtëzakonshëm, arriti ta sigurojë mbijetesën me 39 pikë. /Telegrafi/





















































