LAJMI I FUNDIT:

Rikthim i çmendur në “Wembley” – Anglia siguron kualifikimin në EURO 2024

Rikthim i çmendur në “Wembley” – Anglia siguron kualifikimin në EURO 2024

Kombëtarja e Anglisë ka ‘prerë’ biletën për në EURO 2024 pas fitores me rezultat 3-1 ndaj Italisë në ndeshjen e zhvilluar në “Wembley”.

Ishin mysafirët ata që dolën të parët në avantazh kur në minutën e 15-të Gianluca Scamacca shërbehet mjaft mirë në zonë nga Giovanni Di Lorenzo për të çuar topin në rrjetën e Pickford për 0-1.

Anglia barazoi shifrat në 1-1 në minutën e 32-të , ku penalltinë e fituar nga Jude Bellingham e konkretizoi në gol Harry Kane.


Deri në përfundim të pjesës së parë nuk pati raste të mira shënimi dhe dy skuadrat shkuan në pushim mes pjesëve me rezultat të barabartë.

“Tre Luanët” e nisën fuqishëm pjesën e dytë ku arritën të shënojnë golin e epërsisë për 2-1 në minutën e 57-të përmes Marcus Rashford, i cili me një goditje tejet precize e lë në ‘gjumë’ Gianluigi Donnarumman i cili nuk mundi të bëjë asgjë në atë rast.

Goli i tretë dhe ai që vulosi fitoren e Anglisë, u shënua në minutën e 77-të ku edhe kësaj radhe protagonist për anglezët ishte Harry Kane i cili u tregua i pagabueshëm në një rast ballë për ballë me portierin (3-1).

Me këtë fitore Anglia edhe matematikisht ka siguruar kualifikimin për në Evropian, ndërsa Italisë i janë vështirësuar punët pasi që tani ata renditen në pozitën e tretë në grupin C me tri pikë më pak se Ukraina por me një ndeshje më pak të zhvilluar.

Muajin e ardhshëm Italia do ta ketë përballë Ukrainën dhe siç duket në atë sfidë do të vendoset se kujt do t’i takojë vendi i dytë dhe plasmani për në EURO 2024./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Ligue 1
Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Ligat tjera
Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Premier League
Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Premier League
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Bundesliga
Kalo në kategori