LAJMI I FUNDIT:

Rikthehet vetura legjendare DeLorean, prodhimi i saj fillon në vitin 2024

Rikthehet vetura legjendare DeLorean, prodhimi i saj fillon në vitin 2024

DeLorean më në fund është kthyer, dhe është i gatshëm ta përqafojë të ardhmen që e përfaqësojnë veturat elektrike. Nga kjo kompani kanë bërë të ditur se prodhimi do të fillojë në vitin 2024.

Fjala është për modelin e ri Alpha5, që është inspiruar nga modeli DMC-12, por që ka marrë pamjen e një coupe moderne me dyer gjigante dhe që dizajnin e ka bërë Italdesign, transmeton Telegrafi.

Janë pikërisht dyert masive një prej pjesëve të paprekura – derisa tjerat janë modernizuar. Alpha5 ka rrota gjigante.


Gjithashtu ka port për mbushje në mbrojtësin e përparmë në anën e shoferit. Alpha5 është i lyer me ngjyrë hiri dhe na kujton shumë në DeLorean, që dikur e kemi shikuar në trilogjinë e “Back to the Future”.

Sa i përket motorit nuk ka shumë detaje, por dihet se Alpha5 mund ta arrijë shpejtësinë nga 0-100 kilometra në orë për vetëm 4 sekonda, derisa ajo maksimale është e kufizuar në 214.

Vetura posedon bateri me kapacitet prej 100 kWh, që i mundëson të lëvizë me vetëm një mbushje deri në 483 kilometra. Alpha5 është shumë më i madh sesa paraardhësi – pra është 4.955 mm i gjatë, 2.044 i gjerë dhe 1.370 i lartë. /Telegrafi/