Rikthehet trafiku në Tiranë, fluks automjetesh nga Zogu i Zi tek kthesa e Kamzës

Lehtësimi i masave kufizuese dhe hapja e pjesës më të madhe të bizneseve ka sjellë edhe trafik të rënduar në Tiranë.
Këtë mëngjes është vënë re një prezencë e madhe makinash nga Zogu i Zi deri tek ish-sheshi Shqiponja dhe më tej deri tek mbikalimi i Kamzës.
Këto pamje kryeqyteti kishte më shumë se dy muaj që nuk i kishte para, që prej shpalljes së pandemisë nga Coronavirusi.
Por mesa duket tashmë i është rikthyer sërish normalitet, me zhurmë dhe trafik. /Ora News/
Nga
Telegrafi
12/05/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





















































