LAJMI I FUNDIT:

Rikonfirmon MPB: Pavarësisht kufizimit të lëvizjes, gazetarët dhe punëtorët e medieve nuk pengohen në përmbushjen e detyrave të tyre

Rikonfirmon MPB: Pavarësisht kufizimit të lëvizjes, gazetarët dhe punëtorët e medieve nuk pengohen në përmbushjen e detyrave të tyre

Ministria e Punëve të Brendshme ka rikonfirmuar se pavarësisht kufizimit të lëvizjes, gazetarët dhe punëtorët e medieve nuk pengohen në përmbushjen e detyrave të tyre. Lajmin e ka bërë të ditur Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.

AGK thotë se ka pranuar shqetësime nga disa gazetarë, ku që nga dita e enjte do të gjobiten nëse shkelin orarin e lëvizjes së lirë.

“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka pranuar shqetësime nga disa kolegë gazetarë se nga dita e enjte do të gjobiten njëjtë si qytetarët e tjerë nëse shkelin orarin e lëvizjes së lirë. Në lidhje me këtë, AGK menjëherë ka kontaktuar Ministrinë e Punëve të Brendshme, e cila ka bërë të ditur se nuk ka ndryshuar asgjë në vendimin për lejimin e lëvizjes për gazetarët dhe punonjësit medial”, thotë AGK, përcjell Telegrafi.


Në përgjigjen drejtuar AGK-së, MPB-ja ka bërë të qartë se për lëvizjen e gazetarëve dhe punonjësve medial vlejnë rregullat e deritanishme.

“Ju njoftojmë se asgjë nuk ka ndryshuar në këtë drejtim, vlejnë rregullat e deritanishme për zhvillimin e aktiviteteve të tyre”, thuhet në përgjigjen e MPB-së.

AGK u bën thirrje gazetarëve, kameramanëve, fotoreporterëve dhe punonjësve të tjerë medial që gjatë gjithë kohës të mbajnë me vete ID e tyre të punës, të cilat dëshmojnë angazhimin e tyre profesional. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës –  Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Lajme
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Lajme
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Kalo në kategori