Adelina Ismaili konsiderohet të jetë e preferuara e shumëkujt dhe njëra nga artistet më të bukura shqiptare. 

Këtë mendim e ka ndarë edhe modelja Rike Roçi, e cila i është përgjigjur në disa pyetje fansave të saj në Instagram, derisa tregon karakteristikat se përse këngëtarja Ismaili është femra më e bukur shqiptare.


"Ka qenë është dhe do jetë... është e para femër rebele shqiptare, e para që ka thyer tabu, e para femër pa komplekse, e para Miss International, nuk ka si Adelina", është përgjigja e modeles Roçi.

64919870 1277345632430909 8271133072427057152 n Adelina Ismaili (Foto: Instagram/rikeroci)

Kujtojmë që Rike fillimisht u bë e njohur me pjesëmarrjen në versionin shqiptar të "Big Brother", dhe në prezenca në tribunat e stadiumeve gjatë ‘Euro 2016’.

Nga ana tjetër, Adelina po vazhdon angazhimin e saj në karrierë, teksa dje solli projektin e ri "Qikat" në bashkëpunim me reperen Rina Balaj. /Telegrafi/