Rihanna thuhet se është në bisedime për të qenë performuesja kryesore në festivalit “Glastonbury” për herë të parë, që kur u shfaq në skenën muzikore në moshën 17-vjeçare.
Pasi publikoi këngën e saj të parë në gjashtë vjet, pas lajmit se do të performojë në shfaqjen e “Super Bowl Halftime” të vitit 2023, këngëtarja 34 vjeçe, thuhet se i është bërë një ofertë nga organizatorët e festivalit Glastonbury” Emily Eavis dhe babain e saj Michael, shkruan DailyMail.
“Festivali i vitit të ardhshëm do të ishte koha e duhur për të”, zbuloi një burim për mundësinë që Rihanna të dalë në skenë në Somerset’s Worthy Farm.
“Ajo është një emër i madh për Worthy Farm dhe do të ishte shtesa perfekte në formacion”, vazhdoi burimi.
Për më tepër, burimi i tha The Sun se “po tregohet kujdes për gjithçka në lidhje me rikthimin në muzikë të Rihannas, por ekipi i saj ka biseduar me familjen Eavis”.
Vetëm javën e kaluar, fansat u gëzuan për publikimin e këngës së saj, “Lift Me Up” për vazhdimin e shumëpritur të “Black Panther Wakanda Forever”, i cili doli në kinema më 11 nëntor.
Fansat që pritën me padurim reaguan në mediat sociale disa minuta pas publikimit dhe vërshuar me komente mbi këngën ‘bukur’ si dhe për të lavdëruar vokalin e përsosur të Rihannës.
Shumë fansa të Rihannas – të cilët shpesh quhen “The Navy” – u përlotën pasi dëgjuan Lift Me Up, i cili është një homazh për yllin e ndjerë të “Black Panther”, Chadwick Boseman.
Në shtator, ylli konfirmoi se ajo do të jetë kryesuese e shfaqjes së pjesës së parë të “Super Bowl 2023”.
Më parë, këngëtarja e “Diamonds’ refuzoi mundësinë për të performuar në “Super Bowl” në 2019 për shkak të mënyrës se si ishte trajtuar Colin Kaepernick.
Ish-lojtari i San Francisco refuzoi të qëndronte për himnin kombëtar të SHBA-së në fillim të lojërave për të protestuar kundër brutalitetit të policisë dhe pabarazisë racore. Pasi u bë lojtar i lirë, asnjë ekip nuk nënshkroi me të.
Qendërmbrojtësi paditi NFL-në në nëntor 2017, duke akuzuar pronarët e ekipit për bashkëpunim në mos punësimin e tij.
Padia u tërhoq dy vjet më vonë pasi Kaepernick dhe NFL arritën një marrëveshje konfidenciale. Ai mbetet i panënshkruar.
Rihanna ka bërë një pushim nga performanca pasi solli në jetë djalin e saj në maj.
Ajo ka folur për publikimin e muzikës së re, por ajo gjithashtu është fokusuar në markën e saj të grimit “Fenty” dhe mbështetjen e të dashurit ASAP Rocky në shfaqjet e tij. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Kim Kardashian shkëlqen në bikini gjatë një seti fotografik në Los Angeles

“Rizarta nuk është e rrezikuar për dy javët e ardhshme”, plas debati mes vajzave, pas tërheqjes së Eglit nga sfida

Rihanna rrëfen ndryshimet e mëdha mes djemve të saj: Janë dy personalitete krejt të kundërta

Egli zgjidh litarin dhe çon gjithë grupin në dënim: Vij nga një Prime i rënduar, Rizarta: Nuk është e drejtë kjo

"Rizarta nuk është e rrezikuar për dy javët e ardhshme", plas debati mes vajzave, pas tërheqjes së Eglit nga sfida

Olta magjeps me dukjen perfekte gjatë pushimeve në Kubë

“E bëre që të dalë në nominim Rizarta”, Gerta debaton me Eglin, banorja: Ç’punë kam me të?

Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Egli Tako kërkon ta lërë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë