Këngëtarja nga Barbados, Rihanna, ishte parë përkrah një reperi të njohur pas lajmeve për ndarjen nga Hassan Jameel: A$AP Rocky.

Të dy u fotografuan duke qeshur së bashku në prapaskenë në koncertin "Yams Day Benefit 2020", duke nderuar reperin A$AP Yams, në New York të premten.


Gjithashtu, në shfaqje ishte edhe ish-i dashuri i Ririt, Drake.

rs  200118085742 634 asap rocky rihanna 2.cm .11820 Rihanna dhe Asap Rocky (Splash News)

Koncerti u mbajt disa orë më vonë që kur E! News mësoi se Rihanna dhe Jameel, një biznesmen saudit, ishin ndarë pas takimeve për më shumë se dy vjet.

Rihanna dhe Rocky kanë ngjallur thashetheme romantike disa herë përgjatë viteve.

Ata e treguan shumë mirë raportin e tyre në videoklipin muzikor "Fashion Killa", teksa që nga aty ndezën thashethemet për një lidhje të mundshme.

c73e4700b84468340f13c9fefdb73127 Rihanna dhe ASAP Rocky (Foto: Getty Images/Guliver)

Dyshja përsëri u komentuan në vitin 2018 dhe këtë dhjetor të kaluar, kur Rihanna ishte e pranishme në koncertin e Rocky në Suedi. /Telegrafi/