LAJMI I FUNDIT:

Rihanna nxjerr në shitje fustanin e saj të famshëm për të përkrahur lëvizjen ‘Black Lives Matter’

Rihanna nxjerr në shitje fustanin e saj të famshëm për të përkrahur lëvizjen ‘Black Lives Matter’

Bota e bukurisë, modës dhe muzikës në tërësi janë bashkuar për të mbështetur lëvizjen “Black Lives Matter”.

Marka me qendër në Londër ASAI u fut në rrjetet sociale për të shprehur se do të qëndronte në solidaritet me komunitetin me ngjyrë.

Gjatë fundjavës, themeluesja e “A Sai Ta”, bëri të ditur se një fustan i famshëm i Rihannas nga linja e saj në vitin 2019 do jetë në shitje në dispozicion për të gjithë klientët.


https://www.instagram.com/p/CAzgqXInHRc/

Përveç bërjes në dispozicion të veshjes për të gjithë, “A Sai Ta” zbuloi se të gjitha të ardhurat do të dhurohen për bamirësi duke ndihmuar lëvizjen “Black Lives Matter”.

“Askush tjetër nuk e ka larg këtë fustan nga unë dhe Riri. Ne do të prodhojmë këtë fustan ikonik për tri bamirësi”, thuhet në njoftimin e tyre. “Ju më në fund mund ta keni këtë fustan”.

“Të gjitha shitjet nga këto shkojnë për Black Lives Matter, Solace Women’s Aid dhe The Voice of Domestic Workers”, thuhet më tej.

Ky fustan i saj kushton 300 funta apo 376 dollarë, ndërkohë që njerëzit e interesuar për blerjen e këtyre mund të kontaktojnë në faqen e DM ASAI në Instagram ose të dërgojnë një e’mail në info@asaita.co.uk.

https://www.instagram.com/p/CA6_ckAHFvR/

Për më tepër, Rihanna po ashtu është duke përdorur platformën e saj për të folur dhe ‘luftuar kundër pabarazisë racore dhe padrejtësisë’.

Më herët sot, 32-vjeçarja tregoi se do të merrte pjesë në iniciativën ‘Blackout Tuesday’ dhe lëshoi ​​të njëjtën deklaratë në të gjitha faqet e markave të saj, përfshirë Fenty Beauty, Savage x Fenty dhe Fenty. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Kim Kardashian

Kim Kardashian "martohet" për herë të katërt - kësaj radhe me kolegun e saj aktor Ryan Murphy në një skenë për "All's Fair"

Magazina
G Bani përlotet në emision: Jam penduar, preva në besë produksionin

G Bani përlotet në emision: Jam penduar, preva në besë produksionin

Magazina
Bebe Rexha duket thuajse e panjohur pa makijazh rrugëve të Beverly Hills, pak kohë pasi prishi kontratën e saj me shtëpinë diskografike Warner Records

Bebe Rexha duket thuajse e panjohur pa makijazh rrugëve të Beverly Hills, pak kohë pasi prishi kontratën e saj me shtëpinë diskografike Warner Records

Magazina
Gjesti paralajmëron produksionin e Big Brother në Kosovë e Shqipëri: Vetëm sa të dal, ma keni futur pas shpinës

Gjesti paralajmëron produksionin e Big Brother në Kosovë e Shqipëri: Vetëm sa të dal, ma keni futur pas shpinës

Magazina
Egli zbulon hapur produksionin e BBVA: Kemi firmosur kontratë që të mos e përmendim emrin e ish-partneres së Gjestit, 20 mijë euro është dënimi

Egli zbulon hapur produksionin e BBVA: Kemi firmosur kontratë që të mos e përmendim emrin e ish-partneres së Gjestit, 20 mijë euro është dënimi

Magazina

"Kë ke pasur para burrit", debat i ulët mes Rozanës dhe Gertës në Big Brother VIP Albania

Magazina
Kalo në kategori