LAJMI I FUNDIT:

Rigoni është burim i pashtershëm i antioksidantëve

Rigoni është burim i pashtershëm i antioksidantëve

Hulumtimet kanë treguar se si rigoni është 42 herë më i pasur me antioksidantë se mollët, 12 herë më i pasur se portokajtë dhe 4 herë se boronicat.

Kjo bimë e shijshme përmban shumë minerale, siç janë bakri, niacina dhe beta-karoteni, si dhe materiet tjera ushqyese.

Rigoni, sikurse edhe rozmarina dhe borziloku përmban të ashtuquajturin acid rozmarik.


Ky antioksidant i fortë ndihmon në parandalimin e dëmtimit të qelizave të shkaktuara nga radikalet e lira, me çka reduktohet rreziku nga kanceri, sëmundjet e zemrës, arteroskleroza dhe plakja e hershme.

Meqenëse e karakterizon efekti kundërinflamator; acidi i rozmarinës paraqet trajtim efikas për astmën alergjike.

Rigoni po ashtu është i pasur me veçori antibakteriale, duke përfshirë vajin timol dhe karvakrol. Hulumtimet kanë treguar që këto dy komplekse ndalin rritjen e shumë llojeve të baktereve.

Rigoni është efektiv te aknet, artriti, sëmundjet kancerogjene, gjendja inflamatore dhe mutacionet e qelizave. Nxit tretjen dhe funksionimin e mëlçisë dhe stomakut, si dhe në mënyrë të suksesshme aplikohet te inflamacioni akut dhe kronik i sinuseve, virozat, gripi dhe ftohja, por edhe te dhimbja kronike e kokës.

Nëse e pëlqeni ushqimin italian, dhe veçanërisht picën, atëherë me siguri shumë herë e keni shijuar shijen e pasur të rigonit.

Kaloritë dhe vlerat ushqyese të rigonit

100 g rigon përmban 265 kcal, 9 g proteina, 68,92 g karbohidrate, 4.09 g sheqerna, 4.28 g yndyrë, 42.5 g fibra dietetike dhe 25 mg natrium.

Si mund ta përdorim rigonin?

– Për të bërë çaj, përzieni 1 lugë çaji nga kjo barishte e thatë në një gotë me ujë të valuar. Rekomandohet për ftohjet, dhimbjet e kokës dhe çrregullimet gastrointestinale.
– Ndihmon për të lehtësuar heqjen e gëlbazës dhe ushtron një veprim të caktuar qetësues për kollën.
– Zieni në ujë të valuar për 3 minuta 1 lugë çaji rigon të thatë, rekomandohet në rastet e tensionit nervor.
– Gargara e bërë me zierjen e luleve të rigonit pastron gojën dhe fytin.
– Banjë me rigon. Shtoni në vaskën e banjës rigon të zier për të qetësuar këmbët, si relaksues dhe aromantizues.
– Vaj esencial. Fuqia antiseptike e rigonit lufton kërpudhat e lëkurës, veçanërisht te këmbët. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori