Rigjykimi në Gjykatën e Mitrovicës: Vajza shitej për seks tek njerëzit e pasur, pagesat deri në 1 mijë euro!
Në Gjykatën e Mitrovicës ka nisur rigjykimi i A.H., i akuzuar për veprën penale – trafikim me qenie njerëzore.
Pas leximit të aktakuzës nga prokurorja Zejnie Kela, A.H. tha se ndihet i pafajshëm.
Akuza e Prokurorisë së Mitrovicës thotë për A.H. se në data të papërcaktuara në interval kohor nga viti 2011 deri në tetor të vitit 2012 ka marrë pjesë në trafikimin e njerëzve.
I njëjti thuhet se fillimisht e kishte rekrutuar të dëmtuarën A.T., duke përdorur forcën dhe forma tjera të shtrëngimit, duke e mbajtur nën kontroll të rreptë e të robëruar.
Sipas akuzës, i pandehuri fillimisht kishte hulumtuar persona të përshtatshëm me gjendje të mirë financiare për t’i joshur, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete.
Kurse më pas e dëmtuara A.T. nga i akuzuari ishte detyruar që personave të tjerë t’u ofrojë shërbime seksuale kundrejt një pagese dhe përfitimeve të tjera, e të cilat më pas ajo ia kishte dorëzuar të pandehurit.
Ndërsa shumat e parave që merrte e dëmtuara nga personat e ndryshëm për kryerjen e këtyre shërbimeve silleshin prej 20 deri në 1.000 euro.
Me këtë i akuzuari A.H. ngarkohet për kryerjen e veprës penale – trafikim me njerëz.
Pas kontrollit që ishte bërë në banesën e tij në Vushtrri ishte gjetur 1.13 gram marihuanë, të cilën ia kishte dërguar të dëmtuares A.T., meqenëse e njëjta ka bashkëjetuar me të pandehurin, thuhet në akuzë.
Me këtë akuzohet se ka kryer veprën penale – blerja, posedimi, shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve të rrezikshëm dhe substancave psikotropike.
Po ashtu, në kohë të panjohur në mes të viteve 2011 dhe tetor 2012, të dëmtuarën A.T. e kishte detyruar përmes armës së zjarrit që të zhvishet duke i vënë pistoletën mbi trup.
Për këtë akuzohet se ka kryer veprën penale – përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm.
Gjithashtu i pandehuri akuzohej edhe për kryerjen e veprës penale – lëndim i lehtë trupor, por për këtë vepër ka rezultuar se ka arritur parashkrimi absolut andaj edhe Prokuroria ka hequr dorë nga ndjekja penale.
Gjykata Themelore e Mitrovicës në dhjetor të vitit 2014 të pandehurin e kishte liruar nga akuza për trafikim me njerëz, ajo për narkotik dhe atë të përdorimit të armës apo mjetit të rrezikshëm.
Ndërsa i njëjti ishte shpallur fajtor për veprën penale – lëndim i lehtë trupor.
Kurse Gjykata e shkallës së parë kishte refuzuar akuzën për veprën – mbajtja në pronësi ose posedim i paautorizuar i armëve.
Por, Gjykata e Apelit e kishte kthyer në rigjykim çështjen duke e vlerësuar si të bazuar ankesën e Prokurorisë Themelore të Mitrovicës se me rastin e marrjes se vendimit nga shkalla e parë ishin bërë shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale.
Sipas aktvendimit të Apelit, të siguruar nga KALLXO, “shkalla e parë kishte bërë shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, të ndërlidhura me bazën ankimore vërtetim i gabuar i gjendjes faktike që e vënë në dyshim edhe aplikimin e drejtë të ligjit penal”.
Kurse meqenëse çështja është kthyer në rigjykim me rastin e mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, fjalën hyrëse e kanë dhënë prokurorja Zejnie Kela, mbrojtësi i viktimave Eron Prekazi dhe mbrojtësi i të pandehurit, avokati Kapllan Baruti.
Për shkak se dëshmitarët A.T. dhe F.Z. nuk kanë prezantuar në seancë, ndonëse ishin ftuar në mënyrë të rregullt, gjyqtari i rastit, Burim Ademi, e ka shtyrë seancën.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Policia kërkon ndihmë për identifikim të dy të dyshuarve për ‘shpërdorim të pasurisë së huaj’
MASH kërkon të kompensohen ditët e humbura të mësimit për shkak të zgjedhjeve, SASHK kundërshton
Dyshohet për dhunë në familje, IPK rekomandon suspendimin e një kapiteni policor
Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës
SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor
Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së
Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së
500 euro gjobë, 5 pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse e sekuestrim i veturës – Policia dënon vozitësin në Pejë
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi