LAJMI I FUNDIT:

Ridizajnim i mahnitshëm i Porsche Panamera (Foto)

Ridizajnim i mahnitshëm i Porsche Panamera (Foto)

Kompania amerikane RDB LA, e njohur për ridizajnime dhe ndryshime të shumta në veturat nga Mercedes dhe Lamborghini, ka bërë një intervenim të mahnitshëm në një Panamera.

Ky model i zgjeruar i Porsche, ka marrë linja të theksuara si dhe ndryshime në tërë trupin, transmeton Telegrafi.


Pjesët e sipërme të dyerve janë fryrë në masë të madhe, ndërsa pjesët e poshtme duken sikur kanë hyrë brenda, duke i dhënë një pamje tejet të veçantë.

Porsche 2

Siç mund të shihni në fotografi, pjesa e përparme është zgjatur në masë të madhe, duke dalë tërësisht nga struktura e veturës.

Në pjesën e pasme është bërë një lloj gjysmërrethi, ndërsa nuk mungon as krahu i vënë sipër, për më shumë aerodinamikë.

Ngjyra gri e mbyllët që ka shumë shkëlqim, bën që kjo Panamera të mos kalojë e pavërejtur nëpër rrugë. /Telegrafi/