LAJMI I FUNDIT:

Richard Branson njofton udhëtimin në hapësirë – do të jetë nëntë ditë para Jeff Bezos

Richard Branson njofton udhëtimin në hapësirë – do të jetë nëntë ditë para Jeff Bezos
Richard Branson

Miliarderi britanik Richard Branson ka në plan të mundë miliarderin dhe rivalin e tij Jeff Bezos në hapësirë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, kompania e Branson, Virgin Galactic, bëri një njoftim surprizë të enjten se ai do të përpiqet të fluturojë me Virgin Galactic më 11 korrik – nëntë ditë para nisjes së planifikuar të Bezos më 20 korrik.

Njoftimi e vë Branson, në vend të Bezos, në gjendje të bëhet miliarderi i parë që udhëton në hapësirë në bordin e një anije kozmike që ai ndihmoi në financime.


Virgin Galactic kishte planifikuar të fillonte fluturimin e klientëve vite më parë, por programi i tij i zhvillimit u rikthye nga disa fatkeqësi, duke përfshirë një aksident provë të vitit 2014 që rezultoi në vdekjen e një bashkë-piloti.

Përpjekjet e tyre janë hartuar prej kohësh si një “garë hapësinore miliarderësh”, por në intervista, Branson ka thënë shpesh se nuk është i interesuar të “garojë” në hapësirë.

Ndryshe, Blue Origin njoftoi më herët në qershor se Bezos do të fluturonte së bashku me vëllain e tij, Mark Bezos. Më vonë u tha se atyre do tu bashkohej Wally Funk – një grua 82-vjeçare që iu nënshtrua trajnimit të ngjashëm me programin Mercury të NASA-s, por si të gjitha gratë amerikane në atë kohë, iu mohua mundësia për të shkuar në hapësirë – dhe fituesi i një “ankandi” i cili ofroi mbi 28 milionë dollarë për këtë mundësi. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Osmani takon CEO-n e Google, ia adreson kërkesat e Kosovës – me vëmendje të veçantë Ads dhe Adsense

Osmani takon CEO-n e Google, ia adreson kërkesat e Kosovës – me vëmendje të veçantë Ads dhe Adsense

Teknologji
Një grup i udhëhequr nga Elon Musk bën ofertë prej 97.4 miliardë dollarësh për

Një grup i udhëhequr nga Elon Musk bën ofertë prej 97.4 miliardë dollarësh për "të gjitha asetet" e OpenAI - vjen përgjigja e Sam Altman

Teknologji
Një mashtrim po përhapet shtet më shtet - FBI paralajmëron të gjithë përdoruesit e iOS dhe Android që t'i fshijnë menjëherë këto mesazhe

Një mashtrim po përhapet shtet më shtet - FBI paralajmëron të gjithë përdoruesit e iOS dhe Android që t'i fshijnë menjëherë këto mesazhe

Teknologji
Apple drejt prodhimit të një iPhone me ekran të trefishtë?

Apple drejt prodhimit të një iPhone me ekran të trefishtë?

Teknologji
Shërbim i shpejtë dhe pa pengesa - Cingerr shënon rekord me numrin e përdoruesve që shfletojnë portalet në kohë reale

Shërbim i shpejtë dhe pa pengesa - Cingerr shënon rekord me numrin e përdoruesve që shfletojnë portalet në kohë reale

Teknologji
Google ka penalizuar gjuhën shqipe nga platformat Google Ads dhe Adsense, iniciuesi i peticionit tregon se çka po humbin bizneset dhe mediat në trevat shqiptare

Google ka penalizuar gjuhën shqipe nga platformat Google Ads dhe Adsense, iniciuesi i peticionit tregon se çka po humbin bizneset dhe mediat në trevat shqiptare

Teknologji
Kalo në kategori