LAJMI I FUNDIT:

Ribashkohen motrat amerikane pas 25 viteve, ato ngjajnë aq shumë me njëra-tjetrën – historia e tyre bëhet kryelajm i mediave botërore

Ribashkohen motrat amerikane pas 25 viteve, ato ngjajnë aq shumë me njëra-tjetrën – historia e tyre bëhet kryelajm i mediave botërore

As kohë e vend tani nuk ka që i ndanë këto dy motra, që për një kohë të gjatë qëndruan larg njëra-tjetrës.

Pavarësisht që ishin të ndara këto dy motra qysh kur ishin të vogla, Brittany Bigley për asnjë moment nuk iu shua shpresa se motra e saj mund të jetë diku jashtë, transmeton Telegrafi.


“Kur isha dyvjeçare dhe Amanda Stiles një, u ndamë nga nëna dhe babai dhe na vendosën në një strehimore. Por babai fitoi kujdestarinë për mua, e prindërit që e adoptuan Amandan u munduan shkuan larg nesh. Ishte një adoptim që e bëri t’ia ndryshojnë asaj emrin”, ka thënë 31-vjeqarja Bigley.

Por me kalimin e kohës Stiles u zhvendos në Kalifornia, kurse Bigley vazhdoi jetën në Utah. E pas 25 viteve, që nga ndarja e tyre në vitin 1993, motrat filluan ta kërkojnë njëra-tjetrën, por pa ndonjë sukses. Bigley që punon si menaxhere dhe tani është nënë e një fëmije, ruajti shpresat dhe besonte se Amanda është diku gjallë – dhe gjithmonë ëndërronte që edhe një herë ta përqafojë.

Kur i mbushi 10-vjet Bigley mbeti vetëm pasi i vdiq babai – duke u detyruar që të shkoj në një strehimore – me vetëm disa fotografi që të ruaj kujtimin për motrën. E si 23-vjeçare, tezja e saj i solli disa dokumente “ku nga gjykata kishte siguruar dokumente për të dhe Amandan që e ndihmuan ta gjej motrën.

“Bëra një video ku flisja për përvojën time, dhe e ish-e dashura e babait më kontaktoi. Ajo punon në një strehimore dhe më ndihmoi shumë me informacionet për të cilat kisha nevojë”, ka shtuar Bigley.

Me informacionet e reja që i kishte në dispozicion dhe emrin e ri të motrës pas adoptimit, ajo arriti ta gjurmoj, tani 29-vjeçaren në Facebook.

“Kur pashë fillimisht fotografinë më ndali zemra së rrahuri. Ajo kishte sy të mëdhenj sikurse unë, hundën e njëjtë. Ngjanim shumë me njëra-tjetrën”, ka shtuar Bigley.

Ajo i shkroi Stiles dhe ajo iu përgjigj duke i thënë se ka një motër të cilën nuk e ka parë prej vitesh.

“Kur pranova mesazhin, me erdhën miliona emocione. Ishte një prej ditëve më emocionuese në jetën time”, shtoi Stiles, duke pranuar se për asnjë moment nuk u ndie e “mundur” nga ideja se nuk do ta shoh më kurrë motrën e saj.

“Më në fund u takuam. Ndodhi në mars të vitit 2017 në plazhin Laguna në Kaliforni. Pjesa tjetër është thjesht histori”, ka thënë për fund ajo. /Telegrafi/