Familja Berisha nga Malisheva vizitoi në kohë paqeje familjen Bilalli në Bicaj të Kukësit, familje kjo që u kishte gjetur strehë në kohë lufte.

Xhafer Bilalli që në vitin 1999 ishte 19-vjeçar, kujton ditën kur e mori në shtëpi familjen tetë-anëtarëshe të ish-ushtarit të UÇK-së, Hazir Berisha.


Shyqerie Berisha, e cila burrin e kishte në luftë në vitin 1999, nuk pati zgjidhje tjetër pos të niset nga Malisheva me familjen e saj - në këmbë për në Shqipëri. /Klan Kosova/