Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bashkim Ramosaj, është duke udhëhequr aktualisht garën për kryetar të Komunës së Deçanit, duke siguruar 52.07% të votave të numëruara deri më tani, që përkthehet në 705 vota.

Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga KQZ deri në orën 20:24, janë numëruar 1,354 vota nga gjithsej 41,444 të regjistruara (3.27%), ndërsa janë përpunuar 4 nga 50 vendvotime (8%).


Pas Ramosajt radhiten:

Jeton Mushkolaj nga LDK me 16.69% (226 vota),

Natyra Kuçi nga PSD me 12.78% (173 vota),

Shkumbin Demaliaj nga Iniciativa Demokracia me 12.70% (172 vota),

Faton Selmanaj nga LVV me 4.73% (64 vota),

Jetmir Prekalla nga PDK me 0.96% (13 vota)

AAK duket se po ruan epërsinë në këtë komunë, ku Bashkim Ramosaj aktualisht vazhdon të jetë kryetar.

Procesi i numërimit është ende në vazhdim. /Telegrafi/