LAJMI I FUNDIT:

Rezultatet e PISA-s, reagon Akademia e Shkencave

Rezultatet e PISA-s, reagon Akademia e Shkencave

Akademia e Shkencave, ka reaguar pas shpalljes së rezultateve të testit Pisa – Program i Vlerësimit Ndërkombëtar i Nxënësve.

Përmes një komunikate, thonë se rezultati i PISA-s – ishte dëshpërim për të gjithë qytetarët e Kosovës, me përjashtim të atyre që do të duhej të mbanin përgjegjësinë objektive për këtë gjendje.


“Arsimi është njëri nga dështimet tona të mëdha, por moskokëçarja dhe reagimi i vakët institucional në këtë rast e bën situatën edhe më dëshpëruese, duke i dhënë asaj përmasat e një krize shoqërore, përfshirë edhe krizën morale. Kriza në arsim është kriza më e madhe e shoqërisë kosovare që në fillimet e perspektives së saj, sikundër që është zhgënjim dhe braktisje e pashembullt e idealizmit tonë historik, i mbështetur mbi idetë e iluminizmit dhe emancipimit”, thuhet në komunikatë.

Më tej, theksohet se nxënia e dijeve nuk është dështimi i vetëm në arsim, ai është vetëm një segment i dukshëm dhe i afishuar në një mënyrë të tillë, që bën të turpërohen dhe të skuqen të gjithë.

“Mungesat dhe dështimet tona janë shumë më të mëdha dhe kjo situatë na bën me dije se Kosova është e përfshirë prej shumë vitesh në një krizë të mësimit dhe të dijes, e cila si shtet dhe si komb na lë pa të ardhme”.

Si u përgatitën nxënësit për testin PISA?
Lexo po ashtu Si u përgatitën nxënësit për testin PISA?

Sipas tyre, Testi i PISA-s nuk është dhe nuk mund të merret si komponentë artificiale e arsimit, siç pretendojnë institucionet tona.

“Ai është një indikator që tregon një gjendje dhe nuk është asnjëherë qëllim i vetvetes, që flet qartë se ka ardhur koha për të marrë përgjegjësi, ngase kjo krizë nuk amniston askënd. Vetëm se, një përgjegjësi kaq e gjerë nuk do të thotë se shoqëria jonë nuk i ka të identifikuar bartësit kryesorë të shkatërrimit në arsim dhe se ata nuk janë tashmë anonimë. Ata kanë adresë, ata i njohim të gjithë: në radhë të parë janë ata që kanë marrë përgjegjësitë politike dhe institucionale për ta qeverisur vendin”, thotë ASHAK, njofton Telegrafi.

ASHAK, konsideron se, për të dalë nga kjo gjendje, qeverinë në ardhje e pret një punë e vështirë: të shpallë gjendjen emergjencë kombëtare dhe të marrë masat përkatëse, fillimisht duke i mënjanuar nga strukturat vendimmarrëse të gjithë ata që janë identifikuar si bartës proceseve negative dhe njëkohësisht duke krijuar mekanizma institucionalë për ta avancuar procesin arsimor.

“Është krejtësisht e qartë se ata që e kanë shkaktuar këtë krizë, nuk mund ta luajnë edhe rolin e shpëtimtarëve”.

“Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, në kuadër të përgjegjësive të veta dhe në bashkëpunim me të gjithë subjektet relevante e me njohës të kësaj fushe, brenda një periudhe 6 mujore do të hartojë një dokument gjithëpërfshirës për gjendjen në arsim, duke propozuar edhe masat përkatëse. Akademia do të jetë në dispozicion, për t’u bërë pjesë e rrugëdaljes nga kjo emergjencë kombëtare”, thuhet në fund.

Në trend Lajme

Më shumë
Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Lajme
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Lajme
Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë -  kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë - kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Lajme
Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Lajme
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Kalo në kategori