Nuk ka qenë vit për tu mbajtur mend ky që po e lëmë pas 2017 për Përfaqësuesen A të Kosovës.

Vitin 2016 Kosova e kishte përmbyllur me një seri negative prej tri humbjeve radhazi, ndërsa me këto rezultate filloi edhe viti 2017.


Ndeshja më e mirë eliminatore që Kosova bëri ishte pikërisht ndaj Islandës më 24 mars por në fund nuk mjaftoi vetëm loja e bukur pasi u mposhtëm në ‘Loro Boriqi’ 1-2.

C735g4TW4AAD7k4

Tre muaj më vonë ishim nikoqir të Turqisë e cila nuk pati fare mëshirë duke na shënuar katër gola përkundur një të Amir Rrahmait të Kosovës.

kosova turkey rrahmani Futbollistët e Kosovës duke festuar golin ndaj Turqisë

Por sikur mos të mjaftonin rezultatet e dobëta, futbollistët dhe stafi teknik po përballeshin edhe me një organizim tejet të dobët nga FFK.

Gjendja e fushave stërvitore në Kosovë për futbollistët e Përfaqësueses ishte e tmerrshme dhe ndoshta kjo edhe ka ndikuar në rezultatet e arritura.

Në shtator futbollistët tanë udhëtuan drejt Kroacisë për tu treguar të denjët përballë kroatëve të cilët pas dy ditëve na mposhtën.

Fillimisht ndeshja filloi me 2 shtator, por pas reshjeve të mëdha të shiut u ndërpre dhe u luajt ditën e nesërm për të pësuar minimalisht 1-0.

nintchdbpict0003498874211 Ndeshja e zhvilluar më 2 shtator në një terren të rënduar nga shiu

nintchdbpict000350029612 Të nesërmen ndeshja vazhdoi ku kroatët na mposhtën minimalisht 1-0

E nga Kroacia për në Shkodër, futbollistët tanë ishin ‘malltretuar’ nëpër autobusë e avionë pasi udhëtimi zgjati më shumë se që e kishin paramenduar.

Kur të gjithë prisnim fitore ndaj Finlandës një gjë e tillë nuk ndodhi pasi edhe skandinavët na mposhtën në Shkodër me rezultat minimal 1-0.

kosova7

Edhe në dy ndeshjet e fundit pësuam humbje, ndaj Ukrainës në Shkodër 0-2 dhe ndaj Islandës në udhëtim me rezultatin e njëjtë.

DLe2lpkVAAAuMLq

Pas 10 ndeshjeve në grupe, Kosova i mbylli kualifikimet për në Kampionatin Botëror në pozitën e fundit me vetëm një pikë të fituar, tre gola të shënuar dhe 29 të pësuar.

Largimi i trajnerit Albert Bunjaku

Albert Bunjaku bëri një punë të jashtëzakonshme sa ishte në krye të Përfaqësueses së Kosovës.

Por për të kishte kritika të mëdha dhe ndoshta në largimin e tij ndikuan më së shumti njerëzit që e rrethonin.

Trajneri nga Drenasi vendosi për tu larguar me marrëveshje nga kreu i Përfaqësueses së Kosovës pas ndeshjes së fundit ndaj Islandës.

albert bunjaki kosovo 1rhxqnp3obqzl1t4a5ppet21w5 Albert Bunjaku është falënderuar nga të gjithë lojtarët për atë që ka bërë për Përfaqësuesen e Kosovës

Sigurisht se për lojtarët e grumbulluar deri më tani meritat më të mëdha i ka Bunjaku i cili kishte rolin e trajnerit te Kosova po bëri punë edhe të menaxherit e presidentit duke udhëtuar vëzhguar e takuar lojtarët në fund për t’i bindur ta veshin fanellën e Kosovës.

Për aq sa vite që ishte në krye të Kosovës, faleminderit Albert.

Fitorja e parë në Kosovë në një ndeshje miqësore pas pranimit në FIFA

Kosova luajti ndeshjen e parë miqësore në vitin 2017 më saktësisht në muajin nëntor përballë Letonisë në stadiumin ‘Adem Jashari’ në Mitrovicë.

Edhe pse ishte një mot i keq me shi, kishte interesim të madh nga tifozët e Përfaqësueses të cilët kishin ardhur për ta përkrahur.

23584161 1496968607089079 1170842003 o

Vendasit tri herë ishin në epërsi 0-1, 1-2 dhe 2-3, por ndeshja përfundoi me spektakël kur në minutën e 86 barazoi Elbasan Rashani në 3-3 ndërsa Besar Halimi në sekondat e fundit shënoi për fitoren e parë të Kosovës 4-3.

Në këtë takim Përfaqësuesen e Kosovës e udhëhoqën ndihmësit e Albert Bunjakut, Muharrem Sahiti dhe Genc Hoxha, pasi FFK ende nuk ka vendosur për trajnerin e ri.

23600019 1496969470422326 1889425482 o

Shpresat e Kosovës na bëjnë të ëndërrojmë për një të ardhme të ndritur

Gjatë vitit 2017 ndeshje kualifikuese luajtën edhe futbollistët e Përfaqësueses së Kosovës shpresat nga U21 deri në U17.

Visar Bekaj

Përfaqësuesja U21 zhvilloi gjashtë ndeshje kualifikuese ku pati ndeshje të mira duke marrë dy fitore ndaj Norvegjisë 0-3 (në tavolinë) dhe 3-2, një barazim ndaj Azerbejxhanit 0-0 si dhe pësoi 0-4 nga Izraeli si dhe me rezultat minimal 1-0 nga Gjermania e Irlanda.

kosova u19

Paraqitje të jashtëzakonshme kishte Përfaqësuesja e drejtuar nga Ramiz Krasniqi, Kosova U19.

Djelmoshat tan arritën të futën në kualifikime për në kampionatin evropian falë dy fitoreve 3-0 ndaj Lituanisë 1-2 ndaj Izraelit si dhe pësuan një humbje 1-0 nga Austria.

Për dallim nga U19 të rinjtë e Përfaqësueses U17 dëshpëruan duke zhvilluar tri ndeshje dhe duke i humbur ato 1-3 nga Hungaria, 2-0 nga Uellsi dhe 3-1 nga Holanda. /Telegrafi/

kosova danimarka1

telegrafi sport app