Pas tre edicionesh të suksesshme, “Zurich Shqip Comedy Up Festival” rikthehet këtë vjeshtë me edicionin e 4-të rradhazi.

Më 31 tetor dhe 1 nëntor, Zurich do të shndërrohet në qendër të humorit shqiptar, duke pritur aktorë, artistë dhe mysafirë të shumtë që do të sjellin energji, të qeshura dhe muzikë live.


Nga 25 gushti, biletat e festivalit janë zyrtarisht në shitje!

Biletat  EARLY BIRD, kanë filluar dhe çmimet nisin nga vetëm 39 CHF - një mundësi që nuk duhet humbur. Vendet janë të kufizuara, prandaj sigurohuni sot për të qenë pjesë e festivalit më të madh shqiptar në Zvicër.

Skena e festivalit do të ndizet nga të qeshurat e aktorëve si Ernest Zymberi, Taulant Gashnjani(T-Ronimo), Lulzim Bucolli, Valina Mucollit,Med Sadrija dhe premierë këtë vit është Shpend Ahmeti, Edona Reshitaj dhe Besart Sllamniku si dhe Stand Up Comediani i njohur nga Gjermania Luan Comedy.

Ndërsa Adriana Matoshi dhe Ylber Bardhi do ta udhëheqin publikun gjatë gjithë mbrëmjes, duke i dhënë ritëm dhe gjallëri spektaklit.

Me performancat e tyre live, TNT Band dhe  Edona Reshitaj së bashku me grupin do të transformojnë sallën në një festë të plotë muzike dhe humori.

Ky është më shumë se një festival, është dëshmi se humori dhe arti shqiptar kanë krijuar një traditë të fortë në diasporë, me dy mbrëmje që premtojnë argëtim dhe atmosferë festive.

Drejtuesit e festivalit presin që ky vit të jetë viti i dy netëve madhështore, dhe, siç ka nisur interesimi, pritet të thyejë të gjitha rekordet.

Drejtori i festivalit, Ridvan Murati, theksoi se Festivali synon të zgjerohet edhe në vende dhe shtete të tjera. Si shembull, në Gjermani do të mbahet një edicion i veçantë në muajin shkurt 2026.

Për më shumë detaje, do t’ju njoftojmë sa më shpejtë.