Për më pak se tre muaj, Qeveria e Kosovës ka harxhuar 2.17 milionë euro prej 4.8 milionë euro nga Rezerva Financiare që janë të planifikuar në Buxhetin e vitit 2018. Kjo shumë u harxhua nga gjashtë vendimet e Qeverisë në periudhën 1 janar 2018-8 mars 2018.
Qeveria më 12 janar ka ndarë 54,850 euro për mbulimin e shpenzimeve për manifestimin kulturor “Flaka e Janarit” në Komunën e Gjilanit. Kjo shumë u nda nga kategoria e Shpenzimeve të Paparashikuara të Buxhetit të Kosovës.
Po ashtu Qeveria më 13 shkurt ka ndarë 600 mijë euro për realizimin e programit të Këshillit Organizativ për shënimin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Gjithashtu, janë ndarë edhe 100 mijë euro shtesë të cilat janë planifikuar të shfrytëzohen sipas nevojës së manifestimit.
Kurse më 20 shkurt Qeveria ka ndarë 272,619.48 euro. Prej tyre 152,619.48 euro për Komisionin Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e kufirit Shtetëror, ndërsa 120 mijë euro për 800 familjet e rrezikuara të komunitetit egjiptian.
Më 5 mars 2018, Qeveria e Kosovës ka ndarë një milion euro për Operatorin e Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT), për të mbuluar faturimin e energjisë elektrike, të shpenzuar në katër komunat veriore të Kosovës.
Analisti i politikave në Institutin GAP, Berat Thaqi, ka thënë për Telegrafin se shpenzimi i rezervës financiare shkakton probleme në rast se ka nevojë për financim të projekteve të reja deri në rishikim të Buxhetit 2018.
“Shpenzimi i rezervës nga shpenzimet e paparashikuara nuk është ndonjë rrezik serioz për buxhetin e shtetit, mirëpo shkakton probleme në rast se ka nevojë për financim të projekteve apo iniciativave të reja deri në rishikimin e buxhetit për vitin 2018”, thekson ai.
Sipas Thaqit, shpenzimi në masë kaq të madhe i rezervës tregon për planifikim të dobët të Buxhetit nga ministritë dhe Zyra e Kryeministrit.
“Në anën tjetër, shpenzimi në masë kaq të madhe i rezervës tregon për planifikim të dobët të buxhetit nga ministritë dhe Zyra e Kryeministrit. Vlen të përmendet se nga rreth 2 milionë eurot e shpenzuara deri më tani nga rezerva, një milion kanë shkuar për subvencionim të energjisë elektrike për veriun e Kosovës”, tha ai.
Shuma e rezervës, sipas Berat Thaqit nga Instituti GAP, nuk mund të tejkalohet pasi që mund të ketë probleme në realizimin e projekteve nga të hyrat e rregullta.
“Deri në rishikim nuk do të ketë rezerva shtesë. Shuma e rezervës nuk mund të tejkalohet. Në mungesë të rezervës organizatat buxhetore do ta kenë problem të realizojnë projekte të paparashikuara në rast se ato projekte duhet të financohen nga të hyrat e rregullta”, shpjegon ai.
Zëdhënësi i Ministrisë së Financave, Muharrem Shahini, ka thënë për Telegrafi se vendi nuk mund të mbetet pa rezervë pasi mund të mbushet prapë për arsye të bazës ligjore.
“Jo, shteti nuk mund të mbetet pa rezervë për arsye se ka bazë ligjore që të mbushet prapë”, tha Shahini.
Ai shpjegon se rezervat duhet të planifikohen me kohë dhe të futen në planifikime të rregullta me qëllim që rezerva të ruhet për ato rrethana që nuk është paraparë në planifikim.
“Kërkesat duhet të planifikohen me kohë dhe të futen brenda planifikimeve të rregullta të buxhetit. Ndërsa, rezerva shtetërore të ruhet për rastet të cilat nën asnjë rrethanë nuk kanë mundur të planifikohen apo të parashihet ajo rrethanë”, ka treguar zëdhënësi i Ministrisë së Financave, Muharrem Shahini.
Për vitin 2018 është planifikuar një buxhet prej 2 miliardë e 82 milionë eurove, me një rritje të shpenzimeve prej 271 milionë eurove krahasuar me buxhetin e vitit të kaluar. Nga kjo, tre e katërta e shumës planifikohet të shpenzohet për nivelin qendror.
Nga 2 miliardë e 82 milionë euro të planifikuara për t’u shpenzuar në vitin 2018, prej tyre 589 milionë euro janë shpenzime për paga dhe mëditje. Shpenzimet për transfere dhe subvencione janë 525 milionë euro dhe shpenzimet për mallra dhe shërbime janë 264 milionë euro. Për vitin 2018 janë planifikuar 687 milionë euro të shpenzohen për projekte kapitale. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!
Në këto ditë të ftohta, hani ushqime të ngrohta!
PostCHAT ju pret!
Rezervo tani, përfito çmime speciale për udhëtime gjatë fundvitit nga Gjeneva drejt Prishtinës!
SHBA-ja sanksionon bankën ruse, Gazprombank
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje