LAJMI I FUNDIT:

Rexhepi: Politika të qëndrojë larg xhamisë!

Rexhepi: Politika të qëndrojë larg xhamisë!

Kreu i Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoni, Efendi Suleman Rexhepi gjatë Programit 200, që do të transmetohet sonte në ora 22.30. në Alsat M tha do të ndërmerren masa me vetë iniciativë që të largojë ndikimet dhe agjitimet politike nga xhamitë, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Xhamia nuk mund të lejohet të politizohet”, tha Efendi Rexhepi, i cili shtoi se BFI angazhohet për një shtet kryekëput sekular, ku shteti të jetë i ndarë nga feja. Ai tha se politikanët nuk duhet të gjykohen se sa besimtarë janë, kjo s’ka të bëjë me aftësitë e tyre.

Programi 200 i gazetarit Nazim Rashidi diskuton këtë herë se cili duhet të jetë roli i fesë në politikë? Nga reagimet e përgjithshme, pas gjithë krizës politike, njerëzit kërkojnë ndershmëri dhe etikë, por sa janë këto çështje bazë për vjeljen e votave? Pse çështjet morale prezantohen si oferta politike?


Gjatë debatit për një shkëputje të qartë të fesë nga politika dhe manipulimin me fenë shprehen edhe profesorët Mersim Maksuti dhe Bashkim Iseni që jeton në Zvicër./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Lajme
Instituti PREVENT publikon raportin

Instituti PREVENT publikon raportin "Nga dezinformimi serb tek faktet – Kosova dhe përballja me ekstremizmin e dhunshëm"

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

Lajme
Kalo në kategori