LAJMI I FUNDIT:

Rexhaj: Lulëzim Kabashi e AAK-ja nuk dallojnë nga Ramadan Muja e PDK-ja

Rexhaj: Lulëzim Kabashi e AAK-ja nuk dallojnë nga Ramadan Muja e PDK-ja

Kuvendari i Lëvizjes Vetëvendosjenë Prizren, Arbër Rexhaj nuk është habitur me qëndrimin e kryetarit të AAK-së, Lulëzim Kabashi, për qeverisjen e kryetarit të Komunës, Ramadan Muja. Ai thotë se Kabashi dhe AAK-ja nuk dallojnë nga Muja e PDK-ja në Pizren.

“Fillimisht PDK dhe AAK në Prizren bashkëqeverisin njëjtë pa kurrfarë dallimi,pasi që janë në koalicion dhe japin përgjegjësi para qytetarëve. Nuk mund të jesh kundërshtar me PDK-në në nivel qendror kur në të njëjtën kohë bashkëqeverisje me ta në nivel lokal”, thotë Rexhaj për “PrizrenPress”.

Lulëzim Kabashi, i cili është edhe nënkryetar i Komunës së Prizrenit, i ka dalë në mbrojtje kryetarit të Prizrenit, duke thënë se Ramadan Muja po akuzohet për vepra që nuk janë të vërteta.


“Nuk ka të drejtë askush ta akuzojë për këto vepra që po flitet. Kjo është një propagandë armiqësore”, ka thënë Kabashi.

Ai ka folur edhe për koalicionin në nivel lokal mes PDK-së dhe AAK-së.

“Koalicioni që ekziston në nivel lokal mes, PDK-së dhe AAK-së është në nivel teknik dhe nuk bëhen politika të nivelit qendror”, ka thënë ai.

Ndërkaq, kuvendari i VV-së, Arbër Rexhaj thotë se nënkryetari i Komunës së Prizrenit, Kabashi ia ka huqur krejt kur thotë se qeverisja lokale është qeverisje teknike.

“Ose nuk merr vesh nga politika, ose qëllimisht e relativizon dhe minimizon rolin e politikës. Udhëheqja e Komunës bëhet sipas parimeve politike, të programeve dhe alternativave politike. Secili subjekt udhëheq mbi diskurset e saja politike në komunë. Si shembull kryetari i Komunës së Prishtinës z. Shpend Ahmeti është i koncentruar më shumë nga politikat publike, ndërsa kryetari i Komunës së Prizrenit më shumë është i koncentruar në politikat e pronave komunale të cilat ua jep me kohë afatgjatë bizneseve, pra nga sektori privat, gjë që për këtë ka një mal akuzash”, thotë Rexhaj.

“Dhe natyrisht që niveli qendror anashkalon Prizrenin, sepse qendrori dhe lokali kanë politika të njëjta, udhëheqin duke mos pasur parasysh interesat e qytetarëve, por ato personale. Korrupsioni dhe krimi i organizuar është veti që i karakterizon të dy instancat e qeverisjes”.

“Komuna e Prizrenit është komuna e cila ka përfituar më së paku donacione nga jashtë nga të gjitha komunat e Republikës së Kosovës, dhe arsyeja për këtë është korrupsioni që ka kapluar çdo segment të jetës shoqërore që e udhëheqin ata”, tha Rexhaj.

“Sa i përket Qendrës Historike të Prizrenit mjafton të shohim djegien e qëllimshme që po i bëhet trashëgimisë historike dhe kulturore të Prizrenit, duke pasur parasysh kaosin dhe mbindërtimet në këtë zonë. Kompleksi i Kishës Katolike u kall për së katërti herë para syve të Policisë së Kosovës dhe para hundëve të udhëheqjes kriminale të PDK-së!”

“Nuk mund të thuash, unë dalloj nga PDK-ja, siç po bën nënkryetari i Komunës së Prizrenit, z. Lulzim Kabashi kur po bashkëqeverisë me këtë qeveri lokale kriminale. Detyrimisht bashkëqeverisja të bën bashkëpërgjegjës. Prandaj edhe Lulëzimi dhe AAK-ja në Prizren janë bashkëfajtore në krejt këtë keq-qeverisje tre vjeçare”, tha Rexhaj.

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori