LAJMI I FUNDIT:

”Revolucioni Laraman” thërret në protestë masive për javën që vjen

”Revolucioni Laraman” ka paralajmëruar një protestë masive për ditën e hënë, në ora 19, para Prokurorisë Speciale Publike (PSP), transmeton Telegrafi Maqedoni.

Revolucionistët konsiderojnë se e kanë për obligim ta mbrojnë PSP-në nga pushteti kriminal. Reagimi vjen pas njoftimeve se Gjykata Kushtetuese nuk do ta shqyrtojë nismën për kushtetueshmërinë e PSP-së as në mbledhjen e radhës, e paraparë për të mërkurën e javës që vjen.


Ata besojnë se do të kenë mbështetje më të madhe të qytetarëve, edhe pse përndjekja e demonstruesve vazhdon./Telegrafi/