LAJMI I FUNDIT:

Revolucion i thellë te Bayerni – vetëm katër lojtarë e kanë vendin e sigurt

Revolucion i thellë te Bayerni – vetëm katër lojtarë e kanë vendin e sigurt

Bayern Munich është i vendosur për një revolucion të madh këtë verë me vetëm katër lojtarë të ekipit të parë që konsiderohen si ‘të paprekshëm’ përpara afatit kalimtar të verës.

Gjiganti gjerman duket se do të mbyllë për herë të parë pas 12 vitesh një sezon pa një titull lige, duke dorëzuar trofeun te Bayer Leverkusen që ka tetë pikë më shumë.

Bayerni pritet të emërojë Max Eberl si drejtor sportiv pas periudhave të tij të suksesshme në Borussia Monchengladbach dhe RB Leipzig.


Në Bayern, takimi urgjent zgjati deri në mesnatë - u mor vendimi përfundimtar për Thomas Tuchel
Lexo po ashtu Në Bayern, takimi urgjent zgjati deri në mesnatë - u mor vendimi përfundimtar për Thomas Tuchel

Sky Germany raporton se ai mund të bëjë disa ndryshime të pamëshirshme në skuadër, ku vetëm disa të përzgjedhur janë të sigurt nga transferimi në këtë verë.

Harry Kane, i cili ka shënuar 29 gola në 30 paraqitje që nga momenti kur iu bashkua Bayernit, është në mesin e atyre ‘të paprekshëm’ përkrah Jamal Musiala, i cili konsiderohet si fytyra e klubit për vitet në vijim.

Chelsea ka "dëgjuar pëshpëritje" se Kane nuk është shumë i lumtur në Allianz Arena, shkon me të gjitha forcat për anglezin
Lexo po ashtu Chelsea ka "dëgjuar pëshpëritje" se Kane nuk është shumë i lumtur në Allianz Arena, shkon me të gjitha forcat për anglezin

Të sigurt nga sëpata janë edhe dyshja shumëvjeçare Manuel Neuer dhe Thomas Muller, ky i fundit që ka zgjatur së fundmi kontratën deri në vitin 2025.

Mediumi shton më tej se e ardhmja e çdo anëtari tjetër të skuadrës së Bayernit është e pasigurt edhe pse klubi mund të përballet me vështirësi në largimin e atyre me kontrata afatgjata dhe shumë të paguar, duke përfshirë Serge Gnabry, Joshua Kimmich, Leroy Sane dhe Kingsley Coman. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

"Kam pasur një bisedë të pakëndshme me Guardiolan" - Walker flet për momentin e ndarjes nga Man City

Premier League
Oferta e parë e Milanit për Gimenez u konsiderua fyese nga Feyenoordi

Oferta e parë e Milanit për Gimenez u konsiderua fyese nga Feyenoordi

Serie A
Mërgim Berisha bëhet me skuadër të re, në pritje të vizitave mjekësore dhe zyrtarizimit

Mërgim Berisha bëhet me skuadër të re, në pritje të vizitave mjekësore dhe zyrtarizimit

Bundesliga
Real Madrid në situatë të ndërlikuar: Dy yjet e sulmit me oferta të mëdha, vështirë të mbahen

Real Madrid në situatë të ndërlikuar: Dy yjet e sulmit me oferta të mëdha, vështirë të mbahen

La Liga
Serbëve iu pengon flamuri i Kosovës që ishte prezent në ndeshjen Barcelona-Valencia

Serbëve iu pengon flamuri i Kosovës që ishte prezent në ndeshjen Barcelona-Valencia

Ndërkombëtare
Kalo në kategori