LAJMI I FUNDIT:

Revolucion për gastronominë, Haradinaj prezanton planin me gjashtë pika

Revolucion për gastronominë, Haradinaj prezanton planin me gjashtë pika

Sektori i gastronomisë në Kosovë pritet të marrë një shtytje të konsiderueshme përmes një pakete gjithëpërfshirëse reformash të prezantuar sot nga kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj.

Në një takim me përfaqësues të gastronomisë, u prezantuan masa konkrete që synojnë lehtësimin e barrës fiskale dhe përmirësimin e kushteve të operimit për bizneset e këtij sektori.

“Gastronomia është një shtyllë vitale e ekonomisë sonë dhe meriton mbështetje të menjëhershme,” u shpreh Haradinaj, duke prezantuar planin që parasheh uljen e TVSH-së në 8% për katër vitet e ardhshme. Kjo masë shoqërohet me reduktimin e tarifave në produktet bazë dhe uljen e normave tatimore në paga dhe fitim nga 10% në 9%”, theksoi Haradinaj.


Lideri i koalicionit për Kosovën Fituese prezantoi gjithashtu një sistem inovativ të pagesave tatimore me këste, si dhe ndryshime në Ligjin për Zhurma që do të sigurojnë mbrojtje më të mirë për bizneset. Vëmendje e veçantë i është kushtuar edhe rregullimit të çështjes së duhanit përmes sistemit FUMAR, që parasheh zona të ndara dhe tarifa të përcaktuara qartë.

“Këto reforma do të sjellin më shumë formalitet në sektor, do të përmirësojnë kushtet e punës dhe do të krijojnë siguri juridike për investime,” tha Haradinaj, duke shtuar se masat e propozuara do të rezultojnë në rritje të të ardhurave për shtetin, duke krijuar kështu një situatë fitim-fitim për të gjithë aktorët e përfshirë. /Telegrafi/

Artikull i sponzorizuar

Në trend Lajme

Më shumë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

Lajme
I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

Siguri
Imami Labinot Maliqi organizon iftar për policët e Stacionit Policor Jugu në Prishtinë

Imami Labinot Maliqi organizon iftar për policët e Stacionit Policor Jugu në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori