LAJMI I FUNDIT:

Revista Forbes largon nga lista miliarderët saudit

Revista Forbes largon nga lista miliarderët saudit

Vitin e kaluar në listën e miliarderëve që prezantohet nga Forbes, Arabia Saudite ishte shtëpia e dhjetë miliarderëve, por këtë vit, nuk ka asnjë.

Forbes tha se nuk ishte në gjendje të vlerësonte pasurinë e më të pasurve të mbretërisë së naftës pas një hetimi të korrupsionit në fund të vitit të kaluar.


Disa u liruan më pas pasi ranë dakord të dorëzonin paratë dhe asetet e tjera me vlerë më shumë se 100 miliardë dollarë.

Figura më e shquar e arrestuar vitin e kaluar ishte Princi Alwaleed bin Talal, një investitor botëror me aksione në Citigroup, Twitter dhe Apple. Në listën e Forbes  për vitin 2017, vlera e tij neto ishte 18.7 miliardë dollarë, shkruan Telegrafi.

Mbetet e paqartë nëse pasuria personale e princit Alwaleed është e paprekur, megjithatë kushtet e lirimit të tij nuk janë bërë publike.

Që nga luftimi i korrupsionit, zyrtarët po përpiqen të sigurojnë investitorët ndërkombëtarë që vendi i tyre është i hapur për biznes. Qeveria Saudite shpreson të inkurajojë investitorët në programin e saj ekonomik ‘Vizioni 2030’.

Jeff Bezos, themeluesi i Amazon, më i pasuri i planetit
Lexo po ashtu Jeff Bezos, themeluesi i Amazon, më i pasuri i planetit

Themeluesi i Amazon, Jeff Bezos i ka rrëmbyer Bill Gates vendin e parë në klasifikimin e miliarderëve të botës në listën e Forbes. /Telegrafi/