Vrapuesja e Kosovës në 400 metra, Vijona Kryeziu, ka ushtruar për Lojërat Olimpike në bjeshkët përreth fshatit të saj të lindjes, Roganë, duke përmbushur një ëndërr që deri kohët e fundit dukej e pamundur për shumë atletë të vendit të saj, shkruan Reuters.
Lojërat e Rios do të jenë të parat që presin atletët nën flamurin e Kosovës, e cila shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008, nëntë vjet pas fushatës së bombardimeve të NATO-s për t’i përzënë forcat serbe nga territori i saj.
“Unë jam shumë me fat që jam pjesë e këtyre Lojërave”, citon Reuters fjalët e 18-vjeçares, transmeton Telegrafi.
Për të vazhduar karrierën e tyre më parë, shumë atletë nga vendi i vogël ballkanik u desh t’i lënë vendet e tyre për të marrë pjesë nën flamurin e një vendi tjetër.
Gjatë Londrës 2012, kampionia e dyfishtë botërore e xhudos, Majlinda Kelmendi, është dashur të konkurrojë për Shqipërinë. Në Rio ajo me krenari do ta mbajë flamurin e Kosovës në ceremoninë e hapjes.
“Është sukses i madh për Kosovën që është e përfaqësuar për herë të parë me flamurin e saj”, tha Presidenti Hashim Thaçi, të premten, kur ai ia dorëzoi flamurin Kelmendit. “Kjo është një thyerje e izolimit nga sporti pas gati tre dekadave”.
Muajin e kaluar, në llogarinë e tij në Twitter, Presidenti Thaçi shkroi: “Ne mund të fitojmë medalje të artë, mund edhe të mos e fitojmë atë, por edhe ashtu jemi heronj”.
Kosova, më në fund, u bë anëtare e Komitetit Olimpik në vitin 2014. Këtë vit ajo iu bashkuar UEFA-s dhe FIFA-s.
“Kurrë nuk kam menduar se do ta shoh këtë ditë”, tha vrapuesi në 800 metra, Musa Hajdari. “Është përgjegjësi për neve dhe do të tentojmë të shkojmë dhe të japim maksimumin”, tha ai.
Hajdari dhe Kryeziu janë dy nga tetë atletët nga Kosova që do të udhëtojnë në Rio. Gjashtë të tjerët janë: dy notues, dy xhudistë, një çiklist dhe një gjuajtës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Presidenti i UEFA-s, Aleksandar Ceferin flet për organizimin e përbashkët nga Shqipëria dhe Serbia

Kërkohen nga shumë klube evropiane – por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania