Reus pranon: Mund të largohem nga Dortmundi

Gjermani është kërkuar nga Liverpooli për janar, por ai ka hedhur poshtë këto spekulime duke thënë se kjo nuk është e vërtet.
“Ka pasur spekulime për të ardhmen time së fundmi”.
“Unë dua të sqaroj se nuk do të largohem në janar. Gjëja e vetme që mund të them është se ne po shkojmë në Munich për t'i marrë pikët e plota. Ne kemi ndeshje të mëdha ndaj Galatasarayt, Munchengladbachut, Paderbornit dhe Arenalit”.
“Këto ndeshje më interesojnë, por jo ndonjë klub ku do të transferohesha”, u shpreh Reus. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































